“Audi mund t’i kishte shtypur të gjithë kabinën”, si shpëtuan për mrekulli 3 anëtarët e familjes

10 Mars 2023, 18:09Kronika TEMA

“Audi mund t’i kishte shtypur të gjithë

Nga aksidenti i ndodhur i ndodhur pasditen e së enjtes në Tiranë, mbetën të plagosur edhe 3 persona. Ata ishin anëtarë të një familjeje, që po udhëtonin në autostradën Tiranë-Elbasan kur nga lart i erdhi Audi që drejtohej nga 20-vjeçari Klevis Ruçaj. Nga ngjarja ata mbetën të plagosur, fatmirësisht pa rrezik për jetën.

Të gjendur në vendin dhe momentin e gabuar, ata dyshohet se udhëtonin me shpejtësi të reduktuar. I këtij mendimi është edhe eksperti i sigurisë rrugore, Gëzim Hoxha. 

Eksperti tha se nëse makina Hyundai do të kishte qenë me shpejtësi, e gjithë kabina do të ishte shtypur nga Audi që erdhi nga lart, duke sjellë një tragjedi edhe më të madhe.

“Nëse do të kishin qenë me shpejtësi të madhe lëvizja e saj para do t’i shtypte të gjithë kabinën dhe do t’i vriste të gjithë ata njerëz. Por siç duket ka qenë me shpejtësi të reduktuar. 

Sepse dhe vetë drejtuesi i mjetit është një grupmoshë tjetër, 61 vjeç më duket se është. Ka studime bota. Mbi moshën 55-vjeç rritet kujdesi, ulet shpejtësia. Siç duhet shoferi ka qenë i kujdesshëm, ka qenë me familjen. Fati i tyre i mirë, i urojmë shërim të shpejtë”, tha Hoxha.

Kujtojmë se nga ngjarja e djeshme humbën jetën 3 të rinjtë Klevis Ruçaj, Erisilda Abedini dhe Sikela Përroj. Shkak për ngjarjen dyshohet se u bë shpejtësia tej normave të lejuara. 20-vjeçari Ruçaj humbi kontrollin e mjetit, duke çarë barrierat metalike dhe duke përfunduar poshtë, në nënkalim.

2 Komente

  1. N
    Nje bixismen i llojit shqiptar

    E ka pas paste Rahmet baba Çun. Gjynah dy vajzat dhe sherim te tre familjareve ne pune te vet. Bixismutet po vrasin femijet me pasuri .............me djeresen e .. ..b......

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nga larg

      Ka qene me shpejtesi normale prandaj shpetuan. Po sikur edhe makina poshte te qe me me shume shpejtesi do kishte qene disa metra larg dhe nuk do te gervishtej fare Flas to flasim i thone kesaj. Pse nuk e pyesin shoferin e Hundait a ndaloi per te pire kafe rruges,? Nqs po atehere kush pi kefe duhet te paguaj me shume per sikuracionin se ka rrezik me te madh aksidenti, se ai prej kafes qe ku qe ne kohen kur ndodhi. Ose a ndaloi te bente shurren buze rruges. C'eshte kjo llogjike o zot.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje