Aksidenti i frikshëm që i mori jetën tre të rinjve, eksperti: Shpejtësia e 20-vjeçarit ka qenë shumë e madhe

10 Mars 2023, 14:45Kronika TEMA

Aksidenti i frikshëm që i mori jetën tre të rinjve,

Eksperti i sigurisë rrugore, Gëzim Hoxha, ishte i ftuar në studion e Klan News, për të folur për aksidentin tragjik të ndodhur pasditen e së enjtes në Unazën Lindore të Tiranës, ku mbetën të vdekur 3 të rinj.

Hoxha shpjegoi se rruga ku ndodhi aksidenti është me standarde. “Ajo është rrugë me standarde. Atje ka vendosur sinjalistikë edhe kufizim shpejtësi, edhe rrethrrotullim, pra po të thotë që po hyn në një rrethrrotullim.

 Dhe ti e di, se ti je një person i certifikuar, ke një leje drejtimi për të drejtuar mjetin, pra presupozohet që ti ke njohuri teknike dhe juridike, aq sa të kërkohet nga Kodi Rrugor për të drejtuar mjetin. Nëse bën të kundërtën e asaj, atëherë makina del jashtë kontrollit dhe bëhet e pabindur”.

Për ekspertin, shkaku kryesor i aksidentit është shpejtësia tej normave të lejuara.

“Shpejtësia tej normave të lejuara. Shkaqet përse ka ardhur kjo shpejtësi mund të jenë të ndryshme. Momenti kur ka ndodhur ngjarja, nuk e ka kontrolluar më mjetin. Të del jashtë kontrollit. Do ta presësh, duhet të llogarisësh që në një sekondë, njeriu duhet ta përshkojë objektin për të marrë kthesën. Ai kur ka hyrë aty, distanca nga rrezja e kthesës është e vogël, e për rrjedhojë ka dalë”.

Dyshimet janë se Klevis Ruçaj udhëtonte me 200 km/h. Pikërisht shpejtësia e lartë, shpjegon sipas ekspertit, edhe distancën e madhe që ka përshkruar makina, nga çarja e barrierave metalike deri tek rënia në rrugë ku goditi makinën tjetër.

“Tregon se shpejtësia e tij ka qenë shumë e madhe. Nuk pasur një rënie të lirë, ka pasur një fluturim”, shton Hoxha.

Nga aksidenti i së enjtes humbën jetën Klevis Ruçaj, 20 vjeç, banues në Fier dhe dy pasagjeret, Erisilda Abedini, 22 vjeçe dhe Sikela Përroj, 23 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë.

7 Komente

  1. A
    A.a

    Moj cupa beni kujdes me ke shoqeroheni..jo me kokbosh e te papergjegjshem. Duajeni jeten.nejse kjo eshte per ato qe jetojne se per keta te tre ngushellime familjeve. Shume e rende per prinderit.

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hekuran

      Kamikaz

      Përgjigjjuni
      1. I
        Inspektori

        Ekspert leshi, hapi syte o ekspert, shikoje mire qe fajin e ka Benzi qe i ka prere rrugen dhe ky per tju shmangur perplasjes se Benzi i pengoi marjen e ktheses djathtash ka devijuar pak makinen majtas dhe ngaqe mund ta kete zene paniku ne vend qe te frenonte ka shtypur fort marshin e gazit dhe perfundimi dihet. Nje pytje per ekspertin: Kalimi nga nje korsi tek tjetra kur je shume afer kryqezimit a duhet te jete shkelje e qarkullimit

        Përgjigjjuni
        1. T
          Thjesht Shqip

          O Inspektor he te keqen si ndihesh kur nxjerr nga mendja gomarlliqe te tilla? Oooo koqe po cfare rruge i ka prere Benzi, syte ne bythe i ke! Nuk e sheh QE eshte rreth rrotullim aty dhe te drejten e ka Benzi i cili ishte brenda rrethit ne momentin QE vjen Audi, cfare ke ne koke grosh se mend Jo e Jo. Dhe qe ishte jashtzakonisht shume shpejt nuk duhet ekspert por mjafton te shohesh fluturimin QE ka bere Audi. Gjynah ata 3 te rinjte QE humben jeten, por ti me mire kthehu fli gjume se dukesh QE je pa patente shoku. Shendet e gjithe te mirat.

          Përgjigjjuni
        2. I
          Ilirjan

          Nje 20 vjecar me nje Audi A8... ekspert i by... RISHIKONI RREGULLAT!

          Përgjigjjuni
          1. R
            Rezi

            Mund të parandalohej, 5 herë proçeduar nga policia, 5 herë? Merri patentën me të dytën… ç’rregulla janë atje në Shqipëri? Një parkim i gabuar 60 euro minimumi në Suedi, për shpejtësi mbi normat, të hiqet patenta e do futesh në kurs nga e para. Kur do merrni mënd o të rinj?

            Përgjigjjuni
            1. T
              Thjesht Shqip

              Do ishte mire QE 3 vitet e para nga dita e marrjes se patentes shoferit mos ti lejohet te perdori makine me motor me te madh se 2000 CC. Gjynah tre te rinjte

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje