
Një 36-vjeçare është proceduar penalisht, pasi braktisi në Suedi, 2 vajzat e saj të mitura (13 dhe 15 vjeçe), me qëllim që të kërkonin azil në këtë shtet.
"Policia Kufitare e Rinasit, në vijim të punës për parandalimin e azilkërkimit dhe braktisjen e fëmijëve apo familjarëve të mitur, në vendet e BE-së apo në vende të tjera, me qëllim azilkërkimin, ka intensifikuar punën për kontrollin e imtësishëm të dokumentacionit për të udhëtuar dhe intervistimet për arsyen dhe qëllimin e udhëtimit jashtë vendit apo të atyre që kthehen në Shqipëri, duke braktisur fëmijët apo familjarët e mitur, me qëllim kërkimin e azilit.
"Si rezultat, është evidentuar një rast i braktisjes së fëmijëve të mitur, në vendet e BE-së, me qëllim për të kërkuar azil. Për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen D. Ç., 36 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se kjo shtetase ka braktisur në Suedi, 2 vajzat e saj të mitura (13 dhe 15 vjeçe), me qëllim që të kërkonin dhe të përfitonin azil, në këtë shtet," njoftoi policia.
Në kuadër të bashkëpunimit me autoritetet policore në Suedi, 2 shtetaset e mitura janë kthyer në Shqipëri", thuhet në njoftim.
Kafshet nuk i braktisin këlyshët e tyre. Shqiptaret Po . Se duhet të shesin pordhë në Facebook pastaj se jemi suedeze dhe bejne jetë. Të shpëlaftë mortja moj idiote injorante.
Pse arrijme deri ketu? Jemi te vetmit ne Europe me sa degjojme dhe lexojme qe bejme kete emigrim pa ndalim dhe pa parim.
Si ka mundësi që shqipet kanë këtë guxim të shkojnë kaq larg te fëmija???
Paskemi qenë,rracë shumë e keqe. Nëna lë fëmijët në mes të katër rrugve,vajzat në atë mosh ti lësh rrugve je rrugaçe,krimine le e fëmijv të tu.