VIDEO/ Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Elbasan, makina "fluturon" nga mbikalimi tek TEG-u

9 Mars 2023, 18:24Kronika TEMA

VIDEO/ Aksident i rëndë në autostradën

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e së enjtes në rreth-rrotullimin e TEG, në autostradën Tiranë-Elbasan.

Një automjet është rrëzuar nga mbikalimi duke rënë nga disa metra lartësi.

Mësohet se automjeti tip Audi po vinte me shpejtësi shumë të madhe nga zona e Farkës, kur ka çarë rrethimin e rrugës dhe ka fluturuar disa metra poshtë, duke aksidentuar edhe një automjet tjetër.

Raportohet se dy persona kanë humbur jetën.

Njoftimi i Policisë

Më datë 09.03.2023, rreth orës 18:05, shtetasi Q. K., duke drejtuar automjetin, në unazën lindore dyshohet se duke dalë për tek rrethrrotullimi i Tegut, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga mbikalimi, mbi kofanon e një automjeti tjetër.

Si pasojë kanë humbur jetën dy shtetase femra, si dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasit Q K., O. K., dhe K. R., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Mbi rrethanat dhe shkaqet e aksidentit, pas përfundimit të këqyrjes së vendit të ngjarjes, dhe për gjendjen shëndetsore të të dëmtuarve në spital, do të keni njoftim në vijim.



4 Komente

  1. B
    Black Jack

    Nuk vdiq I pari ai kurve shofer , qe mori ne qafe te tjeret , ca mut kujdeseni per te ????

    Përgjigjjuni
    1. t
      thirrini mendjes o fshatar

      Fshataret kane mare nga nje patent me lek dhe fluturojne nga rruga ne kanale ne dete e nga kudo,dhe fajsojne rrugen,policin apo sinjalet rrugore

      Përgjigjjuni
      1. T
        T

        Kafshet kan dal nga kafazi.

        Përgjigjjuni
        1. n
          noka

          vraponi ju qifte kina nonen. shkerdheheni jeten tuaj. amin o zot, merri ne parajse.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje