
Kastriot Ismailaj, njeriu më i përfolur në marrëveshjen korruptive mes “CEZ Albania” dhe kompanisë “DIA”, ka vendosur të heqë dorë nga kërkesa e tij drejtuar gjykatës së Fierit, për tu liruar me kusht.
Ismailaj, po vuan dënimin me 11 vite heqje lirie në burgun e Fierit. Por pak muaj më parë ai kërkoi lirimin nga qelia, pasi sipas pretendimeve të tij, kishte kryer pjesën më të madhe të dënimit.
“Ora News” mëson se seanca e radhës ishte parashikuar të zhvillohej ditën e djeshme në 8 mars në gjykatën e Fierit, ku gjyqtari i çështjes Alfred Konomi, është njohur me një kërkesë të dytë që Ismailaj, kishte dorëzuar me postë në sekretarinë e gjykatës.
Biznesmeni ka kërkuar heqjen dorë nga kërkesa për lirim me kusht, duke shfaqur automatikisht vullnetin për të vijuar qëndruar në ambientet e burgut të Fierit.
Sipas burimeve nga burgu i Fierit, Ismailaj ka vuajtur më shumë se 2/3 e dënimit të dhënë nga gjykata e Tiranës. Nga përllogaritjet e kryera ka rezultuar se Ismailaj përfundon të gjithë dënimin në muajin Tetor 2023.
Ismailaj, rezulton i dënuar me 11 vite burgim për akuzën e “Mashtrimit me shuma të mëdha” dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale”.
Biznesmeni është pronari i kompanisë “DIA”, e cila lidhi marrëveshje me “CEZ-Albania” me qëllim mbledhjen e borxheve financiare të klientëve që kishin detyrime financiare në mospagimin e energjisë elektrike në Shqipëri.
Por kjo marrëveshje ishte një dështim total dhe mashtrim me vlerë dëmi 5 milion euro. Për shkak të humbjeve të mëdha, që pësoi kompania me qendër në Pragë dhe mos mbledhja e borxheve, shteti Shqiptar vendosi të largojë firmën energjitike Çeke,“CEZ-Albania”.
Për rrjedhojë CEZ, nisi proces arbitrazhi kundër Shqipërisë për dëmet dhe Shqipëria u detyrua t’i paguajë CEZ-it 95 milionë euro për të rimarrë pronësinë e kompanisë.
Ndërsa në Shqipëri, prokuroria nisi paralelisht një proces penal, duke arrestuar e dënuar me 11 vite burgim Kastriot Ismailaj.
Njëherësh këtij të fundit ju konfiskuan 5 milion euro në llogaritë e tij bankare, duke ja kaluar buxhetit të shtetit. Marrëveshja “CEZ Albania” dhe “DIA”, vijon të hetohet nga SPAK dhe shfaqë shqetësim për zyrtarë të lartë të shtetit.
Pasi jo më larg se 3 javë për këtë çështje, prokurorët e SPAK morën në pyetje Ilir Metën, që në periudhën e lidhjes së kontratës mbante postin e ministrit të Ekonomisë dhe Energjitikës.
Nese K. Ismailaj del jashte qelise, kufomen e tij do ta gjeni ne kanal.
Dhe pse hoqi dore se nuk e kuptova dot ?......apo per te klikuar ne artikullin . u be kjo gazete per te tallur leshte...tall gazeta leshte me lexusin ....tall lexusi leshte me komentusin .....tall komentusi leshte me shtetin ....dhe tall shteti leshte me mediat.
Ky qenka i zhytur ne gjynahe. Me sa di per vepra te ngjajshme vetëm një here mundë te denohesh me kusht ( edhe pjesa e mbetur e burgut te shendrrohet me kusht ) keshtu qe ky kushtin po e ruan per ndonjë xheza me te madhe.
Ilir Meta e di fundin e tij, deshmitaret qe i kane dale kunder, kane paraqitur fakte ne SPAK. Po Monika si do e duroj burgun? I vajten dem 280 Mije Euro per zbukurim fytyre.
Eshte me i sigurt ne burg,se po doli nga burgu,2 familjet mafioze berisha meta e zhdukin
O TEMA kane kontrolluar SPAK shtepite e tigrit, arben ahmetaj apo seshte lajm per ju. Skeni marre akoma komanden!? Iku dhe lame nga hipoteka ka marre para zgjedhjeve shpaten bici. Yp xhixhi.
Po nuk spjeguat perse kerkoi terheqje Ismailaj apo do deklaroje se ne emrin e tij per llogari te Ilir Metes ne bankat e Qipros zoteron zink, flori dhe diamant, gjithmone sipas gazetes zvicerane te dy vjeteve me pare?! SPAK, besoj se do marre pjese ne zgjedhjet e 14 majit edhe per keshilltare te partise Lirise ; mos me besoni!
Ka frike i shkreti, e heq qafe baba likja, Sbehet shaka me like qenin.
Kaçi është brima e fundit e kavallit. Energjia është burimi më i fuqishëm financiar i këtij teritori.Shihni sa fitohet në ditë nga anijet me naftë të Bangladeshit ,që paguhen nga energjia që na jep Perëndia.