
Nertila Osmani dhe Sonila Kryeziu u zhdukën në të njëjtën datë mbrëmjen e 11 marsit të vitit 2004. Kjo është një nga ato histori që bëjnë jehonë ende dhe sot për faktin se nuk ka asnjë gjurmë për fatin e të dyjave, por edhe sepse i vetmi autor i dyshuar nuk jeton më. Arben Hoxha bashkëjetuesi i Nertila Osmanit, kreu i një prej bandave famëkeqe të Lushnjës i cili është vrarë në vitin 2005. Vajzat u njohën në lokalin ku punonin bashkë në zonën e ish-bllokut në Tiranë në vitet 2000. Periudhë gjatë së cilës Nertila u lidh me Arbenin, ndërsa nisën bashkëjetesën duke marrë një shtëpi me qera, në zonën e Laprakës. Në vitin 2003 vjen në jetë vajza e tyre e vetme.
Ata nuk patën celebrim, ndërsa ditën që partneri i kërkoi Nertilës të takoheshin pranë doganës, do të nisej për në Gjermani. Pas debatit qe ndodhi mes tyre Nertila shkon tek shoqja e saj Sonila Kryeziu. Ajo njofton në telefon fqinjën se do të kthehej atë natë. Arbeni ishte personi i fundit që Nertila pati kontakt, ndërsa e ëma mëson se edhe shoqja e saj ishte larguar po atë natë, pasi një djalë me emrin Dani nga Durrësi e kishte telefonuar rreth orës 20:30-të të mbrëmjes më datë 11 mars të vitit 2004.
Dëshmia në Report TV
Dëshmitarja: Unë jam ... nga Tirana dhe martuar në Lushnjë. Unë di të vërtetën çfarë ka ndodhur me dy vajzat.
Odeta Dume: Na tregoni...
Dëshmitarja: Ish e dashura e Benit (kreu i një prej bandave të Lushnjës)
Odeta Dume: Po
Dëshmitarja: Ben Hoxha quhej dhe ai i vrau të dyja.
Odeta Dume: Ku ka ndodhur vrasja?
Dëshmitarja: I ka vrarë dhe i ka varrosur në Divjakë. Në plazhin e Divjakës në rërë
Odeta Dume: Nga e mësove këtë ngjarje ti, nga e di ti që…
Dëshmitarja: Sepentja. Sepentja quhej Armand dhe ai ka groposur trupat. Ai më ka treguar krimin, ka qënë nën efektin e alkoolit.
Odeta Dume: Ku jeton ky?
Dëshmitarja: Ai për fat ka vdekur vjet dhe ka qënë pjesë e grupit të Arben Hoxhës. Ama ai nuk ka qenë vetëm. Rrëmujë e sherre e shamata, se Beni kishte një gjë. Nëqoftëse t'i i ktheje përgjigje Benit, të vriste në vend. Ishe i eleminuar
Odeta Dume: Sa persona kanë marrë pjesë në krim?
Dëshmitarja: Vajzat i vrau Beni dhe trupat i kishte hedhur në makinë. Ai ka telefonuar Sepenten dhe një person tjetër që t'i groposnin. Dhe këta të dy i groposën trupat e vajzave.
Odeta Dume: Të kujtohet, çfarë vendi konkretisht të ka treguar?
Dëshmitarja: Sa kaloje gabinat e plazhit, që kanë qenë të kohës së Enverit. Sa i kaloje, janë ato si kodrina të rërës, si duna. Aty i kanë groposur.
Odeta Dume: Po emri i personit të tretë të kujtohet? Ai që shoqëroi Sepenten për të groposur trupat?
Dëshmitarja: Nuk ma ka thënë emrin, po sigurisht pjesë e grupit të tyre ka qenë
Sonila ka qene te Gjimnazi Partizani me sa me kujtohet. Po me vika keq.
Turkish telesehir continue..... allah uakbar!!
Ben Hoxha nuk ka qene pjese e grupit te Aldo Bares.
Jo nuk ishte pjes e grupit te Aldo Bares ishte shume shoke me Besnik Tahirin qe ne ate kohe ishte ne sherr me Tur Dajen i cili mbrohej nga Aldo Bare se ishin shume shoke para se te ktheshin ne armiq te njeri tjetrit .Ben Hoxha ose ndryshe njihej me mire si Ben komisari sepse e kishte babain shef komisariati ishte nje nga te fortet Lushnjes ne vitet e fundit te regjimit komunist dhe vitet e para te pluralizmit.Ishte shume trim te themi te drejten kur i vetem vuri para tere grupin e Loshit te Karbunares qe ishin bere tmerri i Lushnjes ne ato vite.Nuk me kujtohet emri po njeher para syve te mi te ypsiloni afer shtepive te Haxhillareve i nguli thiken njerit nga keta te fortet e Karbunares se ishin ne lufte ne ate kohe dhe ky i lutej duke qar qe ta linte kurse Beni i thoshte vdis te shikoj une dhe e shante.
E trishtueshme, tragjike. Keto vajza te reja kujtojne se leket jane gjithshka, bien ne duart e xhelateve kriminele, ata i vrasin kur i shikojne se dine sekrete per vrasjet qe kane bere. Larg nga kriminelet, se ata vrasin cdo njeri, nuk bejne perjashtime, ceshtje kohe. Uroj ti gjejne trupat te pakten, per familjet.
Po ku ka qene l’ho zonja tash sa vjet apo priti deri sa te zhduken kriminelat,race e ndyte
Pse ajo jua ka fajin atyre vajzave qe u masakruan nga kriminelet? Asaj gruaje me kurajo, bravo i qofte. Nuk donte te vdiste si ato vajza, qe jane gjendur ne kohen e gabuar ne nje vend te gabuar.
Beni ka qene kriminel 24 karatash! U tregua i zgjuar qe e evitoi Lushnjen e pas 97-es se me siguri ata te Aldo Bares do ta kishin hequr qafe.
Mos flisni pa i njohur njerezit o bageti . Ben Hoxha ka qene mashkulli me kavalier qe ka pas Shqiperia jo vetem lushnja , ka vrare me dhjetera mezhkuj qe i jane rene me qafe por lurre nuk ka prekur femer me dore e jo me ti vrasi …. Respekte per familjen e Ben Hoxhes , njerez te dashur e te nderuar !