
Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci tha se fakti që DEA ka zgjedhur të vijë në Shqipëri tregon se trafiku i kokainës është bërë i rrezikshëm.
I ftuar në Euronws Beci tha ky investim i bërë prej DEA-s në Shqipëri tregon se trafiku i kokainës në vend është bërë më problematiku në të gjithë rajonin.
“Dea ndërhyn zakonisht në vende ku tregu i kokainës bëhet problematik. Në këtë formë bashkëpunimi ka qenë i ngushtë me organet ligjzbatuese edhe para shumë viteve, por me anë të një filiali që DEA e kishte në Athinë.
Fakti që vitet e fundit kokaina është bërë trafiku më i rëndësishëm sa i takon paligjshmërisë në këtë luftë kundër narkotikëve duket se i ka dhënë DEA-s të drejtën të ketë një investim shumë të rëndësishëm në republikën e Shqipërisë.
E përkthyer më shqip, trafiku i lëndëve narkotike dhe i kokainës, është bërë më problematiku në tërë rajonin dhe për këtë arsye, DEA ka kthyer vëmendjen totale në Republikën e Shqipërisë.
Fakti që DEA vjen në Shqipëri është sirenë alarmi që trafiku i kokainës është bërë i rrezikshëm”,- tha Beci.
Trafiku i kokainës eshte i fundit per DEA n se vendi yne eshte nje pike uji ne Europe primare eshte krimi i organizuar dhe korrupsionit prandaj ata kane bere thirrje shqiptareve te denoncojnë prane tyre duke mbajtur sekret te plote
Po dalin dhe keta hajdutet dhe japin mend per lufte kunder trafikut te droges, deri dje sa ishin prokurore e gjykates mbushnin xhepat me paret e droges.
Ju jepet hapsire ne TV nje ish prokurori te shkarkuar, nje ish shefi te anti terrorit ca ish drejtore te policise te shkarkuar. Per te dhene mend jane te zote por tjeter eshte e thena tjeter eshte e bera . Shkarkimi i tyre eshte bere per korrupsion per mos kryerje detyrash te ngarkuara . Mbajtje qendrim politik ne detyre nga ish drejtoret e policise. Sidomos kur del ai shefi i anti terrorit dhe jep mend si duhet luftuar krimi ne nje kohe kur ka qeneai nuk ka bere asgje .Turp per keta TV