Qefalia përgënjeshtron televizionin pranë Berishës: Personat e përfshirë në incidentin në Rinas nuk janë nipat e mi

24 Shtator 2025, 15:39Kronika TEMA
Qefalia përgënjeshtron televizionin pranë Berishës: Personat

Ish-deputeti socialist, Xhemal Qefalia, ka reaguar ashpër pas një lajmi të shpërndarë nga media pranë familjes Berisha, ku pretendohej se nipat e tij ishin përfshirë në një përplasje fizike me policinë në aeroportin "Nënë Tereza".

Përmes një reagimi në facebook, Qefalia ka mohuar përfshirjen e ndonjë familjari të tij në incident dhe ka akuzuar Sali Berishën për përhapjen e lajmit të rremë.

Qefalia paralajmëron Berishën se shumë shpejt do të përballen në Parlament, duke forcuar dhe më shumë zërat se ai do të jetë deputet i Partisë Socialiste edhe në këtë legjislaturë, duke marrë mandatin e Ogerta Manastirliut.

"Përgënjeshtrim! Shpifja e rradhës nga doktor Berisha: “Nipat e Xhemal Qefalisë godasin policët”.

E kuptoj Doktor që je lodhur, por të paktën kurseja vetes këto vite që të mos merresh më me shpifje se s’ke kohë ti korrigjosh.

Ehhh mo Doktor, e di që të ka marrë malli se nuk më sheh në Parlament…por mos u shqetëso se shumë shpejt do të jem aty përballë", shkruan ish-deputeti./ TemA

Lini një Përgjigje