Një 47-vjeçar shqiptar është qëlluar me armë zjarri në Itali mbrëmjen e së premtes.
Ngjarja ka ndodhur në mbrëmje rreth orës 23:00 në Santerno të Ravennas.
Sipas mediave italiane, ka qenë një person i panjohur që qëlloi me armë në drejtim të 47-vjeçarit shqiptar në një lokal.
Nga të shtënat, shqiptari mbeti i plagosur në këmbë dhe u dërgua në spital, ndërsa raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa autori u largua në këmbë pas ngjarjes, policia italiane është duke hetuar për ta arrestuar. Sakaq, i plagosuri shqiptar është person i njohur për autoritetet.
...po thuje se ishte Rexhepi i Hafijes, pra.... = transport krimi nga vend fqinj.....qe i shtohet atij vendi padrejtesisht, lol