Një 18-vjeçar është vënë në pranga pasi ka qëlluar me pushkë në drejtim të banesës së fqinjit pas një sherri.
Policia njofton se 18-vjeçari rezulton me precedent të mëparshëm penal, ndërkohë që është sekuestruar arma e zjarrit.
Njoftimi i Policisë:
Qëlloi me armë zjarri pushkë, në drejtim të banesës së komshiut të tij, pas një konflikti për motive të dobëta, ndërhyrja në kohë e Policisë, parandon ngjarje të mundshme kriminale.
Vihet në pranga 18-vjeçari, autori i dyshuar i ngjarjes, me precedent të mëparshëm penal.
Sekuestrohet arma e zjarrit tip pushkë së bashku me municion.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, pas kallëzimit të marrë nga një shtetas se dikush ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së tij, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e këtij shtetasi, me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të situatës.
Në kuadër të operacionit “On time”, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Q. M., 18 vjeç, banues në fshatin Mazhe e Madhe.
Ky shtetas dyshohet se pas konflikteve të vazhdueshme me komshiun e tij ka qëlluar drejt banesës së këtij të fundit me armë zjarri duke kanosur atë dhe familjarët.
Pas kontrollit në afërsi të vendit të ngjarjes, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit dhe municion luftarak.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Pse nuk e jepni lajmin e saktë? Duhen "18 vjeçari akinxhi nga Afganistani qellon kunder komshiut spahi nga Iraku, në Krujë. Krutanët emigruan ne Jug të Shqipërisë ne Himarë, dhe në Kalabri mbas vdekjes se Skenderbeut dhe rënies së Krujës. Popullsia aty u perzje nga dyndjet anadollake osmane. Popullsi shqipetare e pastër qe i rezistoi asimilimit ka ne Kukës, Has, Tropojë, Pukë, Mirditë, dhe Malësia e Mbishkodrës. Natyrisht, është edhe pjesa e Myzeqesë, Mallakastrës, Tepelenës dhe Permetit, por aty ka edhe prurje osmane, deri diku, sepse ushtarakët osmanë nuk i kishin qejf keto zona ne periferi te perandorisë. Keshtu që bejlerët, agallarët dhe spahinjtë emeroheshin prej vendalinjve. Si rrjedhojë, ne keto zona - Vlorë, Mallakaster, Tepelenë, Skrapar, Permet, Gjirokaster, Kolonjë, Korçe, Pogradec, patriotizmi është i te njejtit nivel me Drenicën, Gjakovën e Siperme, Tropojën, dhe Kukësin. Ndersa Kruja, Tirana, Kurbini, Prizreni janë me të asimiluara. Besoj i keni parë shfaqjet e asimilimit ne Prizren ku është e dyta here qe dhunohet shtatorja e Gjergj Kastriotit sepse 'ka vrarë vellezerit turq". Pra djem të rinj ne Prizren, sot, ne vitet 2020', ndjehen jo shqipetare por turq.