Qeveria miraton vendimin, Çuçi tregon sa rritet paga për Policinë e Shtetit, Shërbimin Zjarrfikës dhe Gardën e Republikës

20 Prill 2023, 11:05Sociale TEMA

Qeveria miraton vendimin, Çuçi tregon sa rritet paga për

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dha sot pas mbledhjes së qeverisë detaje për vendimin e rritjes së pagave për punonjësit e Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit Zjarrfikës.


“Kjo ishte faza e dytë e rritjes në rreth tetë muaj, dhe si rezultat i dy rritjeve në sektorin e Zjarrfikësve, paga shkon rreth 14% rritja për të gjithë nivelet e këtij sektori.

Për sa i takon Gardës së Republikës në këtë fazë kemi një rritje sipas gradave, ku grada më e ulët pëson një rritje rreth 22% pra në fazën e dytë, pra që nga shtatori.

Dhe në gradat e tjera më të larta shkon deri në 7-10%. Dhe tek sistemi i Policisë së Shtetit kemi një rritje që shkon nga 7% për nivelet e larta, deri në 25% për  nivelet inspektor, inspektor  i parë apo inspektor i dytë”, tha Çuçi.


Ministri i Brendshëm theksoi se do të kemi një tjetër rritje page për këto kategori.

“Dhe në 2024 është parashikuar që rritja që do të bëhet në të tre fazat, pra duke e marrë që nga tetori i vitit të kaluar e deri në 2024, rritja do të bëhet deri në nivelin rreth 40% për të gjithë sistemet.

Besoj se është një nga rritjet më të mëdha historike që kanë pasur të  tre këta sektorë, që janë jashtëzakonisht të rëndësishëm për sa i takon mbarëvajtjes së rendit dhe sigurisë publike”, u shpreh ministri Çuçi.

1 Komente

  1. S
    Shtet i Firmave Piramidale

    Ndryshe nga gjithe Bota e cila ka Kritere e Principe te tjera ne lidhje me Punen - Aftesite - Shperblimin ne Shqiperi ka nji Politike Absurde ne lidhje me rritjen e Pagave pikerishte atyre qe bejne te Kunderten e asaj qe bene Bota me Pagat dhe koncpetin Detyre e Pune . Bota e huaj paguan e ben rritje Rroge ne ate Persona apo Sektore Institucione vetem kur ato japin REZULTATE ,ne rast te kundert ,jo qe nuk shperblehen por kargohen ,shkrihen si vende Pune e zevendesohen me te rinje . ___ Dhe kjo qe ben ky Shtet ne Shqiperi me ate popull eshte thjeshte nji sistem Piramidal eshte vjedhje e hapur ,varferim i qellimshem i popullsise me qellim pasurimin e Miqve e Familjareve e kushurinjve pra e klanit miqesore e familjare e finsore , qe kan pushtuar tashme Institucionet ne Shqiperi . Perfundimishte kemi te bejme me nji Politike skllaveruese por edhe irrituese ,pasigurie qe rrit pakenaqsine ne popull ,qellimishte qe populli te largohet nga Shqiperia . _ Ne vend qe ky Shtet ,te Rrisi te ardhurat e Popullit ,qe mezi kalon Muajin , vazhdon pasuron Bandat Fisnore qe bejne sot Institucionet dhe jane komplet te paafte . Ky Ministet duhet te largohet sepse eshte ne ate Pozite Politikishte ndekohe qe ne Europe nji Minister i Ministrise Brendeshme apo I Mbrojtjes etj fusha , duhet te kaloje nepermjet nji Testi _Komisioni Profesional i Fushes qe do mbuloje _ ku testohen jovetem Njohurite e Pergjitheshme por ato Profesionale ,per tu aprovuar ne X Poste drejtues Ministrie . Boll e mjeruat ate popull .Sa me shume i rrisni Pagat Porkuroreve e Policise aq me shume shtohen Krimet e Padrejtesia o shtet maskarenjesh te Paafte

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje