Rafting gjatë përmbytjeve, Federata dënon ashpër veprimet e papërgjegjshme

22 Nëntor 2025, 11:23Kronika TEMA
Rafting gjatë përmbytjeve, Federata dënon ashpër veprimet e

Në kushtet kur vendi po përballet me përmbytje dhe rrezik të shtuar në lumenj, Federata Shqiptare e Rafting dënon ashpër disa raste të raftingut të kryer në mënyrë të papërgjegjshme, duke rrezikuar jetën e njerëzve dhe duke ngarkuar strukturat e emergjencës.

"Në ditët e fundit, për shkak të reshjeve të dendura në territorin e Shqipërisë, nivelet e lumenjve kanë arritur maksimumin, ndërsa prurjet dhe shpejtësia e rrjedhave i afrohen gradës 5, kategori që konsiderohet jashtëzakonisht e rrezikshme edhe për sportistët profesionistë.

Federata Shqiptare e Rafting ka ndjekur me shqetësim disa video që qarkullojnë në rrjetet sociale, ku persona amatorë dhe pa trajnim të certifikuar ndërmarrin aktivitete rafting në kushte ekstreme, duke rrezikuar rëndë jetën e tyre dhe të të tjerëve.

QËNDRIMI I FEDERATËS SHQIPTARE TË RAFTING

Ne distancohemi plotësisht dhe i dënojmë ashpër këto raste të papërgjegjshmërie.

Rafting në kushte të tilla mund të kryhet vetëm nga sportistë të trajnuar, të certifikuar dhe me instruktorë profesionistë të Federatës Shqiptare të Rafting.

THIRRJE PËR INSTITUCIONET

I bëjmë thirrje Policisë së Shtetit dhe strukturave të emergjencave që:

- të ndalojnë menjëherë këto raste të rrezikshme,

- të sekuestrojnë çdo mjet lundrimi të përdorur në mënyrë të paligjshme,

- të parandalojnë me çdo kusht përsëritjen e këtij fenomeni.

MESAZH PËR QYTETARËT

Ju lutemi, mos u afroni lumenjve në këto kushte ekstreme dhe mos ndiqni shembullin e aventurierëve të papërgjegjshëm që nuk e njohin rrezikun.

Jetët njerëzore janë më të rëndësishme se çdo aventurë.

Siguria është prioriteti ynë.

Federata Shqiptare e Rafting" - thuhet në njoftimin për shtyp të Federatës Shqiptare të Rafting. 

2 Komente

  1. A
    Andreas

    Ju keni hallin se po ju ikin klientet. Secili eshte pergjegjes per veprimet e tij...

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rafting me b..q…

      Cdo njeri ka te drejte te jetoje jeten e tij si te doje! Bashkija ju jep kredi per shtepi me kushte lehtesuse xheni k-ve e lloj lloj b…q…! Keto te raftingut e kane marre vete rrezikun ne sy. Ne cfare do rrethane qe te vihet ne rrezik jeta e tyre, shoqeria, pra organet shtetrore nuk kane asnje detyrim te paguajne per “pordhet” dhe tangerllikun e tyre! Le ti ndihmoje dhe ti gjejne fsmiljaret e tyre!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje