Ramazan Mataj u nxor në pritë nga një femër? Gazetari: Pistat që po ndiqen

6 Janar 2025, 16:16Kronika TEMA
Ramazan Mataj u nxor në pritë nga një femër? Gazetari:

Gazetari Poli Hoxha ka komentuar ngjarjen e rëndë që tronditi Shkodrën ditën e djeshme, vrasjen e 33-vjeçarit Ramazan Mataj.

Ai tha në një intervistë në Euronews Albania se motivi për këtë ngjarje të rëndë është ende i paqartë, ndërsa po hetohet lidhur me veprimtarinë e viktimës në Belgjikë.

Sipas gazetarit dyshohet se vrasja ka ardhur si pasojë e konflikteve që Mataj mund të ketë pasur për shkak të këtyre veprimtarive.

“Motivi këtu është ende i paqartë, sepse kemi të bëjmë me një kurth. Festat e fundvitit historikisht kanë mbledhur dhe lëkurë hakmarrjeje, sidomos për emigrantët, të cilët kthehen zakonisht në fundvit.

Viktima kishte një vit që ishte kthyer nga Belgjika. Në dijeninë time, policia e Shkodrës dhe prokuroria janë duke pritur të dhëna nga autoritetet belge për veprimtarinë, a ka patur precedent më herët apo jo, pasi pista kryesore është pikërisht një hakmarrje për veprimtarinë e tij jashtë vendit.

Por për këtë nuk ka ende të dhëna. Nga mënyrë se si është kryer duket se ka qenë një atentat i mirë organizuar. Ky ka rënë në këtë kurth që për mendimin tim është i lehtë. Kjo tregon edhe se nuk është ruajtur shumë.

Ai ka pranuar takimin me një vajzë që nuk e njeh e ka dalë në vendin që i ka kërkuar ajo. Përdorja e femrave, ka shumë vrasje në Shqipëri që është përdorur kjo mënyrë”,-  tha gazetari.

Dyshohet se Ramazan Mataj u vra mbrëmjen e të shtunës ndërsa trupi i tij u gjet të dielën më 5 janar 2025. Autori dyshohet se i ka zënë pritë të riut, rreth 1.2 km larg banesës së tij.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se nga hetimet paraprake rezulton se autori ka qenë një person i vetëm.

Ai dyshohet se e ka nxjerrë Ramazanin nga shtëpia përmes një mesazhi në rrjetet sociale me një profil fals. Autori ka qenë i fshehur, duke pritur Ramazan Matajn dhe sapo ka ardhur makina e viktimës, autori ka hapur zjarr duke e qëlluar me 29 plumba drejt automjetit të viktimës.

Ka qenë një banor i zonës që në mëngjesin e ditës tjetër ka gjetur viktimën brenda në makinë dhe më pas ka lajmëruar Policinë.

3 Komente

  1. p
    prec ulaj

    I ka zene prite, e ka nxjerre ne prite. E vrau ne prite. Keto ndodhin ne vitin 2025.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tirona

      Pune malokesh. Duke qene se nuk jane trima per t'u perballur dalin prapa kraheve. Maloket jane te pabese dhe dhjaksa. Hiqen si garipa por gango veriore nuk ka patur ndonjehere as ne komunizem.

      Përgjigjjuni
      1. E
        Eda

        maloket dhe malesoret... Maloket jane ata qe ne i quajme te pabese... Malesoret jane ata qe Besen e kane te shenjte! Tiranen e kane mbytur barbaret e pabese qe te vrasin pas shpine dhe nuk e njohin ligjin, shtetin, moralin, Besen... keta jane Maloket.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje