Padia për shpifje, shtyhet gjyqi mes ish-drejtorit të Policisë së Shkodrës dhe Gazmend Bardhit

6 Janar 2025, 13:04Kronika TEMA
Padia për shpifje, shtyhet gjyqi mes ish-drejtorit të Policisë

Gjykata e Posaçme antikorrupsion shtyu për në datën 13 janar gjyqin për padinë e shpifjes të bërë nga ish-Drejtori i Policisë Shkodër, Edmond Sulaj ndaj deputetit të PD, Gazmend Bardhi.

Gjyqtarja e çështjes e shtyu seancën për shkak se Gazmend Bardhi nuk kishte marrë dijeni për gjyqin e kësaj të hëne. I pranishëm sot ishte edhe Edmond Sulaj.

Seancën e kaluar, palët nuk pranuan ta zgjidhnin konfliktin me pajtim, gjë që bëri Gjykatën e Posacme të kalonte çështjen në seancë gjyqësore.

Edmond Sulaj paditi në GJKKO kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazmend Bardhi, pasi ky i fundit në datë 12 shtator, në foltoren e Kuvendit, hodhi akuza ndaj ish-Drejtorit të Policisë Shkodër duke cituar disa komunikime që kanë dalë nga aplikacioni Sky Ecc. 

Përveç kësaj çështje, Bardhi është paditur në GJKKO edhe nga OSHEE.

 

3 Komente

  1. A
    Adriatik

    Komisar mos u terhiq.Bardhoshka nu ka ku shkon.Vere perpara,diskreditoje,eshte llumbertire.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Per korrektese

      Baz Gardhi luan me procedurë. Trim i madh. Pordhët vu.

      Përgjigjjuni
    2. A
      Arjan Cani fshatar i pagdhendur.

      Gazmeta ka miq ne SPAK , prandaj e kruan bythen qe ti fusin nje karrte gjate dhe te trashe qe te mos shpifi me.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje