Reagon njeriu i afërt i Pacollit: Nuk kam asnjë njoftim për shkarkim. Shkeljet janë të Pacollit, jo të miat

3 Shtator 2025, 22:30Kronika TEMA
Reagon njeriu i afërt i Pacollit: Nuk kam asnjë njoftim për

Valon Lluka, Administratori i Shoqërisë “Vlora International Airport – VIA Sh.p.k.”, ka reaguar pas raportimeve në media për shkarkimin e tij nga detyra.

Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, Lluka theksoi se deri më tani nuk ka marrë asnjë njoftim zyrtar apo akt formal nga organet kompetente, duke e mësuar lajmin vetëm përmes raportimeve mediatike. Ai u shpreh se nuk është i informuar mbi shkaqet apo arsyet ligjore të një vendimi të tillë.

Lluka theksoi se gjatë gati katër viteve në krye të shoqërisë ka vepruar gjithmonë në përputhje me ligjin, kontratën e koncesionit dhe parimet e transparencës, duke shtuar se çdo arsye e mundshme nuk lidhet me performancën apo përkushtimin e tij profesional.

Ai paralajmëron se do të ndjekë rrugët ligjore për mbrojtjen e të drejtave dhe reputacionit të tij, ndërsa theksoi se projekti i Aeroportit të Vlorës, tashmë në fazën përfundimtare të punimeve, mbetet një projekt madhor për të dhe për Shqipërinë.

Më poshtë, e plotë:

Deklaratë publike mbi zhvillimet e fundit në lidhje me detyrën time si Administrator i Shoqërisë Vlora International Airport - VIA Sh.P.K.


Të nderuar përfaqësues të mediave,
Të dashur bashkëpunëtorë,
Të nderuar qytetarë,

Marr shkas nga raportimet dhe lajmet e shpërndara gjerësisht në media lidhur me shkarkimin tim nga pozita e Administratorit të Vlora International Airport – VIA Sh.p.k., pas një periudhe gati katërvjeçare në drejtimin e kësaj shoqërie me rëndësi të veçantë strategjike për shtetin shqiptar.
Që në fillim dëshiroj të theksoj se nuk jam njoftuar zyrtarisht për një vendim të tillë dhe nuk kam marrë asnjë akt apo komunikim formal nga organet kompetente të shoqërisë. Deri më tani, informacioni që disponoj buron vetëm nga raportimet mediatike. Si rrjedhojë, mbetem plotësisht i pa informuar mbi shkaqet dhe arsyet ligjore që mund të kenë motivuar një veprim të tillë.
Megjithatë, ju siguroj se në ushtrimin e detyrës sime si Administrator, kam vepruar gjithmonë në përputhje të plotë me Statutin e Shoqërisë, me Kontratën e Koncesionit, si dhe me të gjithë kuadrin tjetër ligjor e rregullator të zbatueshëm. Çdo vendim apo akt nga ana ime ka qenë i mbështetur mbi parimet e ligjshmërisë, transparencës dhe përgjegjësisë, me qëllim zhvillimin dhe përfundimin me sukses të këtij projekti strategjik dhe të rëndësishëm për shtetin shqiptar.
Thënë këtë, ajo që mund të komunikoj sot me bindje të plotë është se çdo arsye e mundshme nuk lidhet me performancën, përkushtimin apo ushtrimin e ndërgjegjshëm dhe me përgjegjësi të detyrave e obligimeve të mia si Administrator.
Në këtë kuptim, arsyet dhe motivet e një vendimi të tillë duhet dhe do të kërkohen nga aksionari që e ka ndërmarrë këtë vendim, e i cili përbën një devijim të rëndë nga parimet e qeverisjes së mirë korporative, normat etike dhe standardet profesionale që duhen respektuar në administrimin e një projekti të kësaj natyre.
Në kushtet aktuale, rezervohem dhe do të ushtroj të gjitha mjetet dhe rrugët ligjore të parashikuara, me qëllim mbrojtjen e të drejtave të mia dhe të reputacionit tim profesional, si dhe për të sqaruar çdo keqkuptim apo interpretim të gabuar në opinionin publik.
Gjithashtu, deri në një njoftim tjetër, rezervohem të jap çdo qëndrim shtesë dhe ftoj mediat që këtë deklaratë ta konsiderojnë si përfundimtare.
Si përfundim, dëshiroj të theksoj se projekti i Aeroportit të Vlorës ka qenë dhe mbetet një projekt i një rëndësie të veçantë për mua personalisht dhe profesionalisht. Për gati katër vite kam punuar me përkushtim maksimal për të çuar përpara këtë projekt madhor, i cili tashmë ndodhet në fazën përfundimtare të punimeve dhe në prag të nisjes së operimeve.
Shpreh mirënjohjen time të sinqertë për stafin e jashtëzakonshëm të VIA-s për profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar, për institucionet publike shqiptare për mbështetjen dhe bashkëpunimin, për institucionet financiare që kanë besuar në këtë projekt dhe për nënkontraktorët e partnerët tanë, të cilët kanë kontribuar me profesionalizëm në realizimin e tij.

Me respekt,
Valon Lluka

 

17 Komente

  1. S
    Sufllaqja me qepe

    Permbajtja, sintaksa, forma dhe gramatika e shkrimit adresen e kane ne Kryeministri

    Përgjigjjuni
    1. k
      kxp

      O Mero. Eshte shkarkuar apo jo nga puna ky personi? Ke fshire lajmin qe postove dy ore me pare ku na thoje qe u pushua nga Paçolli.

      Përgjigjjuni
      1. k
        kosovo

        pun kosovaresh gjell qensh e bejn ngado. nuk e kuptoj pse ky primoministrua yne i lejon me investu nga velipoja der ne ksamil kta sunitet e kosoves edhe pse ne kosov e urrejn aq shum sa do donin ta piqnin ne hell per hater te Al-Bin Sunitit....nejse vk

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dhenderi nga Prishtina

          Ore kunat, po pse shkruan pakenaqesite per Kosoven. Motren jam duke ta trajtuar mire.

          Përgjigjjuni
          1. Y
            Yyyyy sikter

            E ngaterron me hajdarin e babe erdoganit, qe keni 6 shekuj qe e mbani brenda dhe vazhdoni te hingellini nga kenaqesia.

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dhenderi nga Prishtina

              Motren e ke ne rregull per sonte. Eshte shume aktive dhe meraklije. Vetem Prishtinalia shuan kete zjarr!

              Përgjigjjuni
        2. A
          Altimeter

          Po nuk eshte larguar nga detyra ndonje minister. Nje drejtor i emeruar nga pronaret dhe i shkarkuar po nga ata. Si pronare ata vendosin dhe dhe respektojne procedurat, vendim Bordi etj. Pse kaq mediatikisht duhet te reagoje Valon Lluka? Kam qene CEO i VLA- s thote? Po ku e kishe ekspertizen ne fushen e aviacionit Zoti Valon? Publiku eshte i shqetesuar per ecurine e punimeve per perfundimin e aeroportit sesa iku apo nuk iku nje Drejtor i emeruar nga pronaret.

          Përgjigjjuni
          1. "
            "Trima" si ty, sa ka pare Behgjeti......

            E hongri ene "trimi". Po mire ore koqja Valon qe e mesove shkarkimin d.m.th. debimin si administrator nga mediat, po nje cerre (zile)apo mesazh me shefit tend pse nuk ja bere te mesosh te verteten dhe transparencen ate qe ke qejf dhe je i perkushtuar. Kur nuk je i shkarkuar nga detyra cfare rruge ligjore do te ndjekesh ore koqe, apo ashtu kot t'a tha truri ?

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sovrani

              Mos u zini se që të dy jeni krye-bathqyma. Biznesmen jo e jo. Por kokrrat e mashtruesva që si synim paskeni pas dhe keni se si bëni ndonjë "gol" AL dhe vjedhjen e rradhës. Këtu po del zbuluar dhe e-Drama se jo që aeroporti nuk po bëhet ose mbaron së shpejti. Por është e pamundur që ai me dhe nëpërmjet Bela-së mos të jetë përfshirë. Gjithësesi duket qartë se ka interesa që ai aeroport mos të hapet shpejt për qëllime të të tjerëve. Habitem se si ende nuk kanë filluar hetimet nga SPAK për kontratat e fshehta dhe të padeklaruara. Shjegimet e e-Dramës se nuk hapej dot se po vonoheshin pajisjet se donin kohë me u prodhu ishte mashtrim-kamuflimi i rradhës. Në fund e gjithë fatura do ju ngelet Shqiptarëve. Ehhhh ta lumtë pjeshka moj Bela se e bone edhe këtë si p.....ka e jote. GROPË Dmth !!

              Përgjigjjuni
              1. x
                xhovalin

                i dolet petet lakrorit... koncesion mafioz i shqiperise 2030... a popull kar.. ju kenaquni me propoganden e te gjatit, a sa bukur foli , ndersa ai ben kerdine me qindra miliona euro te taksave te miletit te varfer ne vendin qe quhet albanistan..

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Spiropela

                  Siq eshte thene shumehere,i gjithe lymi i Kosoves ka perfunduar ne Shqipni!Mire bejne te rrijne atje e t'i gezojne narkodollaret e Edit! Kosova thjesht nuk i do ,prandaj dhe i ka perzene!

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Despoti

                    Te shkerdhefsha ate turkeshen o koqevar ashtu "siq" ta ka sherdhy gjithe Serbia.pthuuuuuu rrace muti

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Dhimiter Çukari

                      "Siq" eshte lidhese qe vjen nga "si që ".Lere qe jeni te shemtuar dhe pederast,por edhe gjuhen e keni bere bordello, ashtu si ua mesoi ne preher gjyshja Çingije!Edhe "rrace" shkruhet "race",e te rrasesha te trashte e Babes Osë ne gojen e perçudnuar te nenes Theodora!

                      Përgjigjjuni
                  2. A
                    Ana

                    Po mire ky K.... edhe thote se nuk ka njoftim nga pronari edhe flet si i shkarkuar. Idiot komplet!

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Deri kur?

                      Nuk jane as te pacollit, por te piktorit te semure te surreli, qe e ka bere krejt lesh turko-arabi kete vend, qe mendja e tij e semure, mendon se per te mbajtur fronin, i mjaftojne fishekzjarret e hedhura dhe burgosja e personalitit nga ps- qe per kualitetet e cfaqura, duhej prej kohesh, te ish ne drejtimin e ketij vendi, prej nga ky vend do te merrte rrugen e vertete. drejt demokracise perendimore

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        Detari

                        Sa te shemtuare jane sllavomahmutat sbesoj te kete rrace me te shpifur ne bote

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          Dhenderi nga Prishtina

                          Po pse o Detar o Kunat I dashur. Motren po ta trajtoj mire. Eshte shume aktive dhe e dashur!

                          Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje