Paralajmëron Rama: Kush vjedh ujin do të penalizohet me heqje lirie, do krijohet “task forca” në nivel kombëtar

3 Shtator 2025, 11:55Kronika TEMA
Paralajmëron Rama: Kush vjedh ujin do të penalizohet me heqje lirie,

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi masa më të rrepta për ata që vjedhin ujin.

Kreu i qeverisë tha se, abuzuesit do të penalizohen me heqje lirie, ashtu sikurse vepruan edhe me ata që vidhnin energjinë elektrike.

“Ajo çfarë po bëjmë me këtë fazë të dytë të reformës është të garantojnmë në shërbimim me ujë suksesin që garantuam me shërbimin me energji elektrike. Dhe siç sot furnizimi me energji nuk është më një problem, pasiguri apo ankth dhe alarm, ashtu të jetë në Shqipërinë 2030 furnizimi me ujë.

Njësoj siç bëmë me energjinë, ka ardhur koha që të bëjmë me këtë operator kombëtar, i cili do të jetë sinergjia e  15 shoqërive ekzistuese dhe me organet e tjera ligjzbatuese vendosjen e vijës së kuqe që fatkeqësisht bashkitë nuk e venfdosën asnjëhëerë mes atij që paguan dhe atij qe vjedh ujin.

Ai që paguan ka të drejtën të vëjë kujën se pse nuk e merr ujin. Ndërsa ai që e vjedh duhet të penalizohet me heqje lirie, siç ndodhi me ata që vjedhën energjinë elektrike.

U tregua një përrallë e gjatë që u kthye në një të vërtetë që iu hoq liria atyre që nuk paguan energjinë. Jo nuk është e vërtetë. Atyre iu pre energjia se një gjë është të mos e paguash dhe një gjë është ta vjedhësh.

Siç krijuam task forcën e energjisë, do krijojmë task forcën e ujit në nviel kombëtar dhe do punojmë që të respektojmë shumicën e popullit që paguan ujin dhe meriton një shërbim më të mirë. Ky është thelbi, Nuk mundet që shumica të paguajë edhe për pakicën dhe të vuajë se pse një pakicë do të marrë qyl një mall që ka koston e vet", u shpreh Rama./ TemA (S.P)

5 Komente

  1. L
    Landu

    Kush vjedh popullin ville ne green cost

    Përgjigjjuni
    1. S
      Surrel-qenef

      Vazhdon cfaqija e ndyre e kllounit-piktor: Kush vjedh pak denohet, kush vjedh shume nderohet.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Agim

        Bejini ujin e pishem njihere se mbetem duke blere uje mali vetem se I futur ne shishe plastike! Dy here I demshem edhe nga shendeti edhe nga ekonomia ne ritje per biznesmenet e politikes. O Rama , bej ujin te pihet , bej ujin 24 ore ( njeriu nuk ka nevoje per 1 ore uje ne dite ) pastaj administro dhe menaxho . I kemi malet me buried nga zoti o Rama , bota e perpunon nga liqenet dhe detet dhe asgjekundi nuk ka uje 1 ore ne dite. Mjaft me mashtime , peralla e demagogue. Iku jeta e shqiptareve duke kerkuar buke e uje , kuptohet per ata qe kane mbetur ketu.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Banda

          Mos prisni te rregullohet ndonjehere puna e ujit. Eshte strategji e njohur: Per te mbajtur bagetine nen kontroll, duhet priovuar nga te drejtat themelore, qe te thyhet ne shpirt. Ju a shperblefte zoti tek femijet, kete qe i beni ketij populli, ishallah. Degjoj te madhin Reshat Arbana qe reciton nje poezi te Ali Asllanit shkruar 100 vjet me pare. AKTUALE DHE SOT. Ju a sugjeroj..... https://www.youtube.com/watch?v=sp-7U0NDQnI

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tirana 1967

            Te eshte bere truri i plakur vetem burg burg.. Po beje njehere ujin 24 ore dhe te pijshem sic ke premtuar nja 10 here pastaj merru me burgun dhe me thashetheme te tjera,se te eshte kthyer ne ves kjo puna e burgut..

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje