Gazeta TemA ka siguruar pamjet e sherrit masiv të ndodhur mbrëmjen e 31 gushtit në një lokal në hyrje të parkut në qytetin e Korçës.
Pamjet tregojnë momentet e konfliktit mes dy grupeve, si pasojë e të cilit mbetën të plagosur me thikë 3 persona.
Sic duket në video, sherri ka degraduar deri në përdorimin e sendeve të forta, karrige e shkopinj bejsbolli. Gjithçka ndodhi brenda ambienteve të lokalit, ku ishin edhe klientë të tjerë, të cilët u larguan të tmerruar.
Motivet e sherrit ende nuk bëhen të ditura, por sipas Policisë, personat në momentin e përplasjes kanë qenë të gjithë të dehur dhe pas arrestimit kanë dhënë deklarata të rreme.
10 persona, nga mosha 21 deri në 51 vjeç të gjithë banues në Korçë, të cilët u përfshinë në sherr u arrestuan, ndërsa në kërkim u shpall një 38-vjeçar. Policia identifikoi 54-vjeçarin Dritan Pino, të arrestuar tashmë, si autorin e plagosjes me thikë të dy 31-vjeçarëve, Mihal Zhidro dhe Sotiraq Shkurti.
Ky episod dhune i klientëve, vuri në hetim në gjendje të lirë edhe pronariN e lokalit për "Punësim të paligjshëm", pasi policia zbuloi se kishte punonjës të paregjistruar./ TemA (S.P)
Lini një Përgjigje