Rekrutonte vajza të huaja dhe më pas i shfrytëzonte për prostitucion, arrestohet në Tiranë 35-vjeçarja nga Azerbajxhani

11 Dhjetor 2024, 16:31Kronika TEMA
Rekrutonte vajza të huaja dhe më pas i shfrytëzonte për

Një 35-vjeçare nga Azerbajxhani është arrestuar nga policia e Tiranës pasi rekrutonte vajza të huaja dhe më pas i shfrytëzonte për prostitucion.

Sakaq, janë proceduar penalisht 5 shtetas të tjerë, 4 shtetase prej tyre për ushtrim prostitucioni dhe 1 shtetas për shfrytëzim.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e trafiqeve të paligjshme, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Escort".

 

Në kuadër të këtij operacioni:

- u arrestua shtetasja A. H., 35 vjeçe, nga Azerbajxhani, banuese në Gjeorgji dhe Tiranë, e dyshuar për kryerjen e veprave penale "Shfrytëzimi i prostitucioni" dhe "Prostitucioni".

U proceduan në gjendje të lirë:

- për ushtrim prostitucioni shtetaset G. Ç., 40 vjeçe, K. I., 32 vjeçe, S. E., 26 vjeçe, M. H., 26 vjeçe, A. S., 32 vjeçe, banuese përkohësisht në Tiranë;

- për shfrytëzim prostitucioni shtetasi D. A., 51 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasja A. H., dyshohet se rekrutonte shtetase të huaja, nga Turqia dhe Azerbajxhani, dhe më pas duke përdorur një faqe online i shfrytëzonte për prostitucion. Në momentin që vajzat e rekrutuara kërkonin të tërhiqeshin nga ky aktivitet kriminal, autorja e dyshuar me anë të fotove të publikuara në këtë faqe, ushtronte presion ndaj tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Lini një Përgjigje