Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, GJKKO lë në burg vëllezërit Bushgjoka

3 Tetor 2025, 14:06Kronika TEMA
Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, GJKKO lë në burg

Gjykata e Posaçme (GJKKO) la në fuqi masën e sigurimit personal arrest në burg për dy vëllezërit Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj, të dyshuar për rrëmbimin dhe vrasjen e 22 vjeccarit Renis Dobra, në Burrel.


Dy të tjerët Petrit Çakërri dhe Fatjon Bushgjokaj nuk dolën sot para gjykatës. Avokati ka pretenduar se kanë kaluar afatet ligjore nga shpallja e mos kompetencës nga gjykata e Dibrës dhe dorëzimi i dosjes në gjykatën Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 8 korrikut të këtij viti.

Lini një Përgjigje