Rrëzohet nga kati i dytë i banesës, humb jetën i moshuri në Vlorë

31 Mars 2024, 12:14Kronika TEMA
Rrëzohet nga kati i dytë i banesës, humb jetën i moshuri

Një 93-vjeçar ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga kati i 2 i banesës së tij.

Ngjarja ka ndodhur në Vlorë, në lagjen “Pavarësia 3” rreth orës 09:35.

I moshuari E.F. humbi jetën në vend si pasojë e rrëzimit nga lartësia.

Grupi hetimor i policisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Lini një Përgjigje