Samiti BE-BP, forcat e policisë me snajper mbi godinën e Politeknikut

6 Dhjetor 2022, 09:27Kronika TEMA

Samiti BE-BP, forcat e policisë me snajper mbi godinën e Politeknikut

Në kuadër të mbajtjes së samitit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor, forcat e policisë ndodhen në gatishmëri për të garantuar rendin dhe sigurinë.

Disa forca të policisë me snajper ndodhen mbi godinën e Universitetit Politeknik të Tiranës në sheshin “Nënë Tereza”, zonë e cila cilësohet brenda perimetrit të sigurisë.

Rreth 1500 efektivë pritet të jenë në terren ndërsa akse të shumta rrugore do të bllokohen për kalimin e delegacioneve.

Në këtë samit, do të jenë të pranishëm 27 liderë evropianë, shoqëruar nga delegacionet përkatëse.

Ndërkohë, krahas samitit, do të zhvillohet një protestë, e thirrur nga Partia Demokratike. Kreu i kësaj force politike, Sali Berisha ka thënë se protesta do të mbahet në orën 12:00 para Kryeministrisë.

Edhe pse policia nuk ka dhënë leje për protestën, Berisha ka deklaruar se populli opozitar do të mbushë rrugët dhe sheshet e Tiranës.

2 Komente

  1. r
    rrasjani 1 shpellarit ne bythe e tjetrin xhuxhit t

    hiqini qafe ne rrespekt te Civilizimit Europian Dy Kermat Tokiske , Bakteteriet Mesjetare Kanceroze , mbetur nga e Kaluara ne Shpellat e fshatrat e Shqiperise ,,,qe perbejn rrezik per Shoqerine Njerzore

    1. A
      Arjani

      Prandaj sja ka mbajt bytha saliut sot pavarsisht se e hengri nje grusht po ishte i leht se shpellari cepanit u dhie ne brek trimi rrapo flloqit .

      Lini një Përgjigje