Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar pasuritë e ish-drejtorit të Tatimeve në Vlorë, Edison Frakulla, dënuar më parë për veprën penale të “Korruspionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.
Policia njofton se janë sekuestruar dy apartamente dhe një sipërfaqe toke me sipërfaqe 2900 m2.
Në datë 01/12/2022, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, bazuar në Ligjin me nr.10192 datë 03/12/2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” i ndryshuar, ka regjistruar procedimin pasuror me nr.01, në ngarkim të shtetasit E. F.
Ky procedim pasuror, është regjistruar mbi bazën e referimit të policisë gjyqësore në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë si dhe pas administrimit të akteve të procedimit penal me nr.509 të vitit 2019.
Rezulton se shtetasi E.F., është arrestuar nga policia e Vlorës në datë 03/06/2006, për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal. Me vendimin penal me nr.380 datë 08.11.2006 të Gjykatës Shkallës së Parë Vlorë, është deklaruar fajtor për veprën penale të “Korruspionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal dhe është dënuar me 16 muaj burgim dhe 1 milion lekë gjobë.
Ky vendim ka marrë formë të prerë pasi nuk është ankimuar.
Në përfundim të verifikimeve të kryera si dhe pas administrimit të akteve të procedimit penal me nr.509 të vitit 2019 (regjistruar për nenin 287 të Kodit Penal), ka rezultuar se shtetasi E.F., ka në pronësi dhe disponon pasuri që nuk justifikohen nga të ardhurat e ligjshme të realizuara ndër vite.
Nga analiza e fakteve dhe e dokumentacionit të administruar përsa i përket pasurive të shtetasit E. F. dhe familjarëve të tij, rezulton e provuar se:
Së pari, pasuritë e evidentuara janë pasuri që plotësojnë kriteret e parashikuara nga neni 11 i ligjit nr.10192 datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë″, pasi jo vetëm ekziston dyshimi i arsyeshëm por është e provuar se shtetasi E. F., ka qënë i përfshirë në veprimtarinë kriminale të veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike″, parashikuar nga neni 259 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, si dhe pasuritë në fjalë janë krijuar pas përfshirjes së këtij shtetasi në veprimtarinë kriminale të mësipërme.
Së dyti, pasuritë e evidentuara, zotërohen nga shtetasi i sipërpërmendur si subjekt i ligjit dhe ekzistojnë prova konkrete se janë të pajustifikuara. Duke u krahasuar, rezulton se vlera e tyre nuk iu përgjigjet nivelit të të ardhurave dhe të fitimeve të realizuara në rrugë të ligjshme, në vlerën dhe masën e përcaktuar në aktin e ekspertimit kontabël të kryer.(-13,960,441 lekë).
Së treti, ka arsye të bazuara për të besuar se lidhur me pasuritë e mësipërme ekziston rreziku real për humbjen, marrjen apo për transferimin e saj tek persona të tjerë, me qëllim për të bërë të pamundur konfiskimin e këtyre pasurive.
Së treti, ka arsye të bazuara për të besuar se lidhur me pasuritë e mësipërme ekziston rreziku real për humbjen, marrjen apo për transferimin e saj tek persona të tjerë, me qëllim për të bërë të pamundur konfiskimin e këtyre pasurive.
Kur do te filloje konfiskimii pasurise se pa ligjshem ndaj Sali Berisha,Ilir Meta,Lulzim Basha,Edi Rama,Flamur Noka,Jozefina Topalli,Shkelzen Berisha,Taulant Balla..!
Ju eshte mire te shkruani kur te meren me peshkaqenet dhe jo me cironkat.Nuk na interesojne ata qe kane blere 2 apartamente dhe ndonje gje tjeter ,por ata qe hengren SHqiperine gati te tere dhe po hane akoma.