Sekuestrohen pasuritë e polakes në Tiranë, gruaja e gjermanit të kërkuar për mashtrim në 5 shtete!

30 Prill 2024, 11:47Kronika TEMA
Sekuestrohen pasuritë e polakes në Tiranë, gruaja e gjermanit

Prokuroria e Tiranë ka sekuestruar pasuritë e shtetases polake, Anna Morgenstern në Shqipëri.

Ajo akuzohet për veprën penale, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Bashkëshorti i polakes, Stephan Morgensen  së bashku me disa persona të tjerë me anë të një skemi piramidale dyshohet se kanë përfituar në mënyrë të paligjshme 28 milion euro, para këto që janë investuar për të blerë prona edhe në Shqipëri.

Stephan është i kërkuar për mashtrim financiar dhe i arrestuar në aeroportin e “Rinasit” më datë 21.08.2023.

Sipas informacionit të referimit “Interpol” dhe prokurorë nga pesë vende të ndryshme, kanë punuar për kapjen dhe bllokimin e aseteve të këtij shtetasi në Dubai.

Pasuritë e sekuestruara janë:

-Pasuria nr.590/1/62+4-7, volum 14, faqja 170, ZK.2529, sip.176,06 m2, e llojit apartament, me vlerë fillestare 483 000 euro, vendodhja Lundër, Tiranë;

– Pasuria nr.590/1/62+4-G10, volum 14, faqja 181, ZK.2529, e llojit garazh, me sip 13.08 m2, në Lundër me vlerë 11 500 euro; dhe

– Pasuria nr.590/1/62+4-G11, volum 14, faqja 182, ZK.2529, me sipërfaqe 19.03 m2, e llojit garazh në Lundër me vlerë 15 500 euro.

8 Komente

  1. s
    saliu duhet te shpallet terrorist

    keto te polakes,dhe te soc i sekuestroni dhe i arrestoni ju,ata te pedhit i keni frike,qe mga muli,bode,thuthuqi,tritan preshi,kuqo,e deri te sali krimineli qe hedh shurren poshte ballkonit e deri te presidenti pl(nga pres i Shqiperis ne president partie) e deri te minika qe do na shtoj popullsin me 4 milion pa miter

    Përgjigjjuni
    1. P
      Po

      Po ça prisni ju te vin ne shqiperi pervec mashtrusa dhe ndonje xhaje italian qe po vdes per buke nga sicilia.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Trojan

        Te dergosh 10 mije euro ti bllokojne ,se supozohet qe kane ardhe nga organizata kriminale ,por te kesh vila dhe pasuri maramendese sic kane deputetet tane eshte me se normale ,pa punuar asnje dite ,,keshtu qe rropt SPAKUT Dumanit dhe prokuroreve kriminele shqiptare,Kete Dumanin e degjeneroi Meta nga palaco deri ne legen e quajti ,dhe su ndje fare

        Përgjigjjuni
        1. L
          Liria

          Nxirrini dhe pasurite e tjera, droga nderkombetare po pastron parate ne Shqiperi. Pttuuuuu hale

          Përgjigjjuni
          1. A
            Alban

            Nuk ka nevoje. Mjafton te sekuestroni pasurite e krimineleve shqiptare qe levizin me automjete luksoze ne rruget e Tiranes. Per ata nuk ia mban Spakut

            Përgjigjjuni
            1. F
              Flamuri

              SPAK eshte nje grup frikacakesh edhe keta te perlyer ,po ti besh tamam nga i kane bere ato pasuri ,vitingu i kaloj se duhen disa prokutore e gjykatesa ,cfare na duhen keto arestime Polakesh ,11.000 euro garazhi ,9.000 garazhi tjeter ,or frikacake pse nuk arestoni famijen Meta qe ka 11 banjo per macen ,pse nuk arestoni familjen Non Grata per gjithe ato pasuri qe kane ,pse nuk arestoni Flamur Noken me cfare paraje ka blere vilen 700.000 Euro ne Lalz, pse nuk arestoni Tabakun edhe kjo me vile ne Lalz ? or ju frikacaket e SPAK beni punen tamam bjeru politikaneve pastaj bashkive ,bjeru ish pushtetareve te Non Grates e Metes ,se paguheni nga taksat tona ,nga populli fukara ,ose jepni te gjithe dorheqjen ,Rama mos prit me gjate nga keta prokutore e gjygjtare te Non Grates e Metes ,por shkrije urgjent ,dhe mere nga bota prokurore e gjygjtare ,qe Shqiperia te behet nje shtet i se drejtes se deri me sot …….

              Përgjigjjuni
              1. E
                Erdogan

                Historia perseritet. Mbas 1945 ishte qeveria e Enverit qe aplikoi tatimin e jashtezakonshem duke jua marre qypat me florinje zengjineve matrapaze por e mbushi arken e shtetit. Prandaj edhe puna e drejtesise se re e quajtur Spak duhet te matet me te ardhurat nga sekuestrimet dhe te refletohet ne rritjen e pensioneve te ulta. Them se ne kete kendvedhtrim Enveri ka punuar shume here me mire.

                Përgjigjjuni
                1. s
                  sarakacani

                  CDO SHTET KA ARMIQ POR ARMIKU ME I MADH I CDO SHTETI ESHTE PADITURIA E SHTETASVE TE TIJ. SHQIPETARET JANE SHUME TE PADITUR NDAJ SHQIPERIA KURRE NUK KA QENE AS AFER SHTETEVE TE TJERA TE EVROPES NE CDO DREJTIM. NGA PADITURIA E SHQIPETAREVE KANE NDODHUR TE GJITHA KUSARIT , KRIMET E PISLLIQET NGA TE HUAJT NE SHQIPERI NE GJITH HISTORIN E SAJ, VECANERISHT KETO 33 VITET E FUNDIT NA VJEN TURP TE PREZANTOHEMI SI SHQIPETAR. UNE GJITHENJE PREZANTOHEM SARAKACAN.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje