Një apartament me sipërfaqe 103.4 m² i ndodhur në lagjen ‘Vasil Shanto’ në Shkodër, është sekuestruar nga Prokuroria e Shkodrës, pasi dyshohet se është përdorur për ‘Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’.
Prokuroria sqaron se në bazë të hetimeve, personi L. M., (alias L. K alias L.K alias L.M), në bashkëpunim me J. N., (femër) dyshohet se kanë konsumuar veprën penale për ‘Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’. Saktësisht, personi J. N., ka blerë pronën tashmë të sekuestruar me para të dyshuara të përfituara nga veprimtari kriminale dhe të transferuara nga L. M. Gjithashtu L. M., nuk rezulton të ketë burime të ligjshme të të ardhurave që të justifikojnë investimin.
L. M., rezulton i dënua dhe në SHBA për vepra penale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim si dhe i shpallur në kërkim nga Interpol Roma dhe i dënuar me 25 vjet burg për veprat penale të “Organizatë kriminale, drogë, pengmarrje, heqje e paligjshme e lirisë dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.
Njoftimi i Prokurorisë së Shkodrës:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër sekuestron një apartament në Shkodër, në kuadër të hetimeve për pastrim parash
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, në kuadër të hetimeve që janë zhvilluar për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal, ka vendosur masën e sekuestros preventive mbi një pasuri të paluajtshme.
Masa e sekuestros është vendosur mbi pasurinë e paluajtshme:
* Lloji: Apartament
* Sipërfaqja: 103.4 m²
* Adresa: Lagjja "Vasil Shanto", Shkodër
Nga hetimet e deritanishme rezulton se shtetasi L. M (alias L. K alias L.K alias L.M), i datëlindjes 14.03.1969, në bashkëpunim me shtetasen J. N, dyshohet se kanë konsumuar elementët e veprës penale të sipërcituar. Sipas provave të administruara, pasuria është blerë nga shtetasja J. N me fonde të dyshuara të ardhura nga veprimtari kriminale, të transferuara më parë nga shtetasi L.M. Po ashtu, kjo shtetase nuk rezulton të ketë burime të ligjshme të të ardhurave që të justifikojnë investimin. Shtetasi L. M është denuar nga Gjykata e Distriktit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Distrikti Jugor i Neë York, për vepra penale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim. Gjithashtu, ky shtetas ishte në kërkim nga Interpol Roma pasi me vendimin nr.71/05 1044/05R.G.C.A, datë 07.10.2005 të Gjykatës së Apelit të Salernos është dënuar me 25 vjet burg për veprat penale të “Organizatë kriminale, drogë, pengmarrje, heqje e paligjshme e lirisë dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.
Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për vendosjen e masës së sekuestros preventive, me qëllim parandalimin e tjetërsimit të pasurisë dhe ruajtjen e saj për konfiskim të mundshëm në përfundim të procesit penal..
U KTHYE KOMUNIZMI. RROFTE SHOKU EDVIN RAMA
qa jane kta kardheqe qe thoni ,ne tane boten ti sekuestrojne po nuk rizultove se nuk ke prejardhje te pareve
Po pse politiqenerit i justifikojne vilat dhe pronat e tyre?
Mese e vertete....por ata qe e ke fjalen , populli i don shhume i dhuron Votat i mbajti ne pushtet nga 1990 deri sa u fryne duke vjedhur....edhe qindarkat e fundit jua mblodhi me Firmat Piramidale...... edhe pastaj qe populli te merej me njeri tjetrin me vellavrasje, ju hapi dyert e Depove te Armeve.. he ku ka populli perseri kohe te bashkohet e te mendojne te gjithe me nje mendje ! kure secili eshte i percare ne Familie e jo me pushtat qe vrane prene dogjen nje shqiperi.... dhe akoma Cicerojne neper TV...... dhe bishtat e mijve ata Analiste qe here-here mbrojne njeri tjetrin se marin ndonje lemoshe nga ata kriminele ish pOlitikane nga te gjitha Partite....populli skalle ka qene dhe skllave do te ngelet...
Mese e vertete....por ata qe e ke fjalen , populli i don shhume i dhuron Votat i mbajti ne pushtet nga 1990 deri sa u fryne duke vjedhur....edhe qindarkat e fundit jua mblodhi me Firmat Piramidale...... edhe pastaj qe populli te merej me njeri tjetrin me vellavrasje, ju hapi dyert e Depove te Armeve.. he ku ka populli perseri kohe te bashkohet e te mendojne te gjithe me nje mendje ! kure secili eshte i percare ne Familie e jo me pushtat qe vrane prene dogjen nje shqiperi.... dhe akoma Cicerojne neper TV...... dhe bishtat e mijve ata Analiste qe here-here mbrojne njeri tjetrin se marin ndonje lemoshe nga ata kriminele ish pOlitikane nga te gjitha Partite....populli skalle ka qene dhe skllave do te ngelet...
Un konfiskua sepse dyshohet? Jeni ne terezi ju ne Shqiperi! Cfare mut ligjesh keni bere? Te gjithe ata qe kane pasuri dhe vila ne Shqiperi dushohen se i kane bere me para te pista! Dyshimi nuk eshre bare per sekuestrim!