Shtetet e Bashkuara kanë ngritur alarmin për rritjen e kërcënimit nga terrorizmi politik i së majtës ekstreme dhe kanë mbledhur aleatët në një takim të posaçëm në Uashington për të diskutuar masat e përbashkëta të sigurisë.
Sipas autoriteteve amerikane, sulmet dhe komplotet e lidhura me grupime ekstremiste janë shtuar ndjeshëm gjatë viteve të fundit. Takimi u përqendrua në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar për përballimin e kësaj sfide të re të sigurisë.
I ftuar në ABC News, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço tha se analizat e kryera në SHBA tregojnë një rritje të akteve të dhunës të lidhura me grupime të majta ekstreme dhe anarkiste, si në SHBA ashtu edhe në Evropë.
Sipas tij, individë të tillë janë të infiltruar edhe në protestë në Shqipëri, veprimtari e të cilëve duhet mbajtur në monitorim. Eksperti ndaloi edhe te fenomeni i sulmeve të koordinuara ndaj bizneseve përmes komenteve dhe vlerësimeve negative në platformat online, duke e cilësuar atë një problem serioz për ekonominë.
“Nga analizat e kryera në SHBA, është vënë re një rritje e akteve të sponsorizimit të dhunës në SHBA dhe në Evropë nga grupe të majta ekstreme, por edhe nga grupe anarkiste. Nuk synohen më vetëm godinat përmes protestave, por edhe infrastruktura kritike, ekonomia dhe bizneset. Kjo e ka çuar në një nivel tjetër shqetësimin e Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH). Amerika e ka futur në hartën e saj edhe Shqipërinë, ku sipas informacioneve ka celula që synojnë dëmtimin e infrastrukturës kritike. Janë të infiltruar brenda protestave. Nëse këto veprime janë pjesë e një plani të mirëfilltë, kemi të bëjmë me organizata kriminale. Bëhet fjalë për sulme ndaj institucioneve, zjarrvënie, përdorim eksplozivësh dhe dëmtime të bizneseve. Kanë taktika të ngjashme me ato që janë parë në SHBA dhe në Evropë.
Agjencitë inteligjente dhe ato ligjzbatuese, ku ne jemi partnerë, si vende anëtar i NATO dhe si vend kandidat për në Bashkimin Evropian, shkëmbejnë informacione. Së bashku me struktura të tjera dhe me Ambasadën Amerikane janë identifikuar individët dhe synimet e tyre. Ka hetime aktive që po vijojnë dhe mbetet të shihet se çfarë rezultatesh do të ketë. Rreth 200 persona kanë sulmuar biznese dhe kjo nuk është normale. Këto janë akte të ekstremizmit, që dëmtojnë rendin, stabilitetin dhe përbëjnë një kërcënim serioz për rendin publik në Shqipëri”, tha ai.
Doli ky rrota e trapit. Kam patur respekt per kete idiotin, por eshte bere si Tan Hoxha
Degjoniiiiiiiiii........... Të gjithë............Gjë tjetër idotesia selektive mbi " populli vendos" dhe ..............TOTALISHT GJE TJETER........."po monitorohet mendimi majtist"............Gjermania....ADF,.......ekstrem i djathtë..........porrrrrrrrrrrrrrrrrr, politika vendosi;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;; DUHET T'I LËMË TE KENE MENDIMIN E TYRE DHEEEEEEEEEEEE.........populli të përballet me votën e tij kundër këtij " fenomeni". Kaq!!!!!!!! ( kujdes! po rrëshqasin në EKSTREMIZMIN E KONTROLLIT TË MENDIMIT........ i cili është ekstremizmi me i lartë dhe përfaqëson në vetvete gjënë më të keqe që ka prodhuar- " pjellur" mendja njerzore)
Kur shikoj rrugecet protestues qe ndigjojn himnin kombetar me vjen per te vjell. Gjithe batakcinjt kerkojn te mbulohen me flamurin e patriotizmit,por kur I ndigjon te flasin te neveriten,llumi i llumit kerkon pushtet.
Po shikoj pordhesten e 200-300 shpellareve te Sali kriminelit,njeri me hajvan se tjetri,nuk e di kur do e hedhin shortin e letres me vryme per qeverine e Shqiperise se"re".