Sherr mes të burgosurve në Koridhalo të Greqisë, qëllohet me thikë në qafë 52-vjeçari shqiptar

15 Dhjetor 2023, 12:44Kronika TEMA
Sherr mes të burgosurve në Koridhalo të Greqisë,

Një përplasje mes të burgosurve ka ndodhur të enjten (14 Dhjetor) në burgun “Koridhalo” në Greqi, ku kanë mbetur dy të plagosur.

Ka qenë një 28-vjeçar i burgosur, kombësia e të cilit për momentin nuk bëhet e ditur, i cili ka goditur me thikë në kraharor, qafë dhe krah një të burgosur shqiptar 52-vjeç.


Sapo kanë parë skenën, të burgosurit e tjerë kanë goditur autorin në kokë dhe trup duke e lënë edhe atë të plagosur.

Gardianët kanë neutralizuar 28-vjeçarin duke i sekuestruar një thikë dhe një celular të thyer, raportojnë mediat greke.

Të dy të plagosurit janë dërguar në spitalin e burgut ku u është dhënë ndihma e parë.

 

Lini një Përgjigje