Sherri banal përgjaku komisariatin në Tiranë: Autori i ri në polici, viktima 20 vjet efektiv

23 Maj 2022, 22:24Kronika TEMA
Sherri banal përgjaku komisariatin në Tiranë: Autori i ri në

Komisariati nr.3 në Tiranë u kthye në një skene krimi mbremjen e kesaj te hene. Efektivi Ludian Zaimi, qëlloi me armën e shërbimit kolegun e tij Çaush Saliasi, ndërsa ky i fundit ndërroi jetë në spital.

Gazetarja Xhensila Kodra raporton se mes autorit dhe viktimës ka ndodhur një konflikt banal. Autori kishte vetëm një vit e gjysmë që ishte bërë pjesë e uniformave blu, ndërsa autori ishte prej 20 vitesh polic.

Sakaq, në një komunikatë paraprake për mediat, policia bën të ditur se grupi hetimor nën drejtimin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe Prokurorisë së Tiranës, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Mësohet se në ambientet e Komisariatit nr. 3 kanë shkuar një grup i posaçëm nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, përfshirë ekspertë të Drejtorisë së Standardeve Profesionale dhe nga Departamenti i Rendit dhe Sigurisë Publike. Ndërkohë, autori i dyshuar është ndaluar dhe ndodhet në ambientet e komisariatit.

Njoftimi i Policise

Më datë 23.05.2022, rreth orës 21:20, në rrugën “Mine Peza”, në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në rrethana ende të paqarta, punonjësi i Policisë, shtetasi L.Z., ka plagosur me armë zjarri shtetasin Ç.S., të dy me detyrë oficerë të Patrullës së Përgjithshme.

Si pasojë e plagëve të marra,  punonjësi i Policisë Ç.S. ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor nën drejtimin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe Prokurorisë së Tiranës, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Autori i dyshuar është ndaluar dhe po kryhen të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Në ambientet e Komisariatit nr. 3 kanë shkuar një grup i posaçëm nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, përfshirë ekspertë të Drejtorisë së Standardeve Profesionale dhe nga Departamenti i Rendit dhe Sigurisë Publike.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore do të ketë një njoftim më të plotë për media.

7 Komente

  1. K
    Kapterri

    Hahaha. Shqipëria që duam

    Përgjigjjuni
    1. c
      ceni

      Kapterr :Kjo ndodhe rendomte ne botek e sistemit qe aderojme!Jo nje here ne 20 vite por ne çdo dite!Ndaj mesojuni se kjo eshte demokracia ku ç'do njeri eshte i lire ta thote fjalen e tij ,e ky (autori)e ka thene nepermjet armes qe ka disponuar.Mos harro qe jemi vend "demografik" qe duam te behemi vend demokratik!Ndaj gjithça pritet!I harruat vrasjet e para 10 viteve,tritolet e shtyllave te tensionit te larte ,vrasjet live nga krye.ari i shtetit "burre shteti" qe pas kesaj nofke deklaroi se do vrase edhe 300 po te me jepet rasti e Shqiperia vazhdon e sigurte rrugen drejte ndertimit te nje shteti te se ç(drejtes) si ne vendet me te zhvilluar te ketij kodosh sistemi qe te rrit te edukon deri ne moshen 20 vjeçare per te te pergatitur te vrases ose vehten ose shokun qe ke perbri!Ndaj quhet edhe sistem demokratik!Gjithkush mund te beje ç'ka shikon te arsyeshme e ne interes te vet! Jam i bindur qe zenka e tyre ka qene banale sa qe eshte turp te thuhet paçka se grupet e punes po bejne ekspertizat e radhes.

      Përgjigjjuni
      1. L
        L.R

        C'fare niveli mesjetare... jane shkatrruar dy familje... dhe ti qesh o kapterr ziuuuu.. zgjohuuu...

        Përgjigjjuni
      2. D
        Din Paku

        Po kur vret poli policin, duhet të njoftohet policia?

        Përgjigjjuni
        1. G
          Gano

          Jo, ne kete rast duhet te vije Talo Çela ose ndonje tjeter nga keta ta zgjidhi problemin.

          Përgjigjjuni
        2. M
          Mojs kasolle ku na mblodhe

          ..."Autori kishte vetëm një vit e gjysmë që ishte bërë pjesë e uniformave blu, ndërsa autori ishte prej 20 vitesh polic."... Sipas gazetarit , paska patur dy autore dhe asnje viktime...

          Përgjigjjuni
          1. E
            Elisa-beth Spiropalikari von de Prrenjas

            Robocopi I Delina Ficos eshte I zene me ndeshjen e futbollit dhe ka dyfishuar vizat nga hunda. Per çeshtjen në fjale dergoi nje dron 5 fletesh dhe mbajti shenim emrat ne IPad. Delina pasi pordhi tha: u hap ën dy vënde pune. Dua 25 000 euro te thata cash jo me bankë. More vesh moj kurva ime me barseta majmuni!?

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje