Sherri mes adoleshentëve jashtë gjimnazit në Kamzë përfundoi me plagosje, gjykata jep vendimin për autorët

5 Tetor 2025, 13:06Kronika TEMA
Sherri mes adoleshentëve jashtë gjimnazit në Kamzë

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë "arrest në burg" për njërin nga 16 vjeçarët e akuzuar për plagosjen e dy bashkëmoshatareve të tjerë pranë gjimnazit "Ibrahim Rugova" të Kamzës.

Për të akuzuarin e dytë gjykata caktoi masën "arrest në burg" me afat 1 mujor. I dyti është edhe vetë i lënduar në konfliktin ku u përdorën edhe thika.

Përmes avokatit ai ka pretenduar se nuk ka qenë pjesë e sherrit, por ka ndërhyrë për t'i ndarë shokët e tij.

Sherri mes 5 adoleshentëve pranë gjimnazit "Ibrahim Rugova" përfundoi me 3 të mitur në spital me dëmtime me thikë dhe 2 të tjerë me pranga në duar.

Motivi i gjithë kësaj ngjarje të rëndë është krejt banal për disa shikime tendencioze të shkëmbyera në një fast-food.

Njëri prej të dëmtuarve është aktualisht në kujdesin e mjekëve, ndërsa 16-vjeçari tjetër, jashtë rrezikut për jetën. I dëmtuari i 3-të, është larguar në banesë, me dëmtime të lehta. Hetimet vijojnë për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

Lini një Përgjigje