
Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar burg pa afat për 5 të arrestuarit e operacionit antidrogë ku u kapën 11 mijë e 300 doza ekstazi, me peshë 5 kg e 93 gr dhe me vlerë tregu 400 mijë euro.
Arrest në burg u caktua për dy shqiptarët e Kosovës, Mithat Ramadani dhe Besnik Mujeci (aktivist i Vetëvendosjes), si dhe për tre të tjerët Kalem Picari, Ambra Myftari dhe Daniel Avdia.
Të arrestuarit u lokalizuan në kryqëzimin e rrugës ‘Myslym Shyri’ dhe ‘Sami Frashëri’, në Tiranë bashkë me dërgesën e lëndës narktoike. Konkretisht u sekuestruan 11300 tableta ekstazi MDMA, me peshë 5.093 kg dhe vlerë tregu rreth 400 mijë euro.
Policia thotë se droga shpërndahej në Tiranë e qytete bregdetare me makina me qira e për shkëmbimin e tabletave ekstazi caktoheshin vendet publike me shumë lëvizje dhe fluks njerëzish.
Për arritjen e marrëveshjeve me shpërndarësit e drogave sintetike në Shqipëri, trafikantët kërkonin pagesa paradhënie, ose edhe lënien e automjeteve si garanci.
Tabletat e ekstazisë MDMA, së bashku me një sasi lënde narkotike kanabis, një automjet, si dhe 5 aparate celulare, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Lini një Përgjigje