Një 64-vjeçare, e identifikuar si Sheqere Hamati, është vënë në pranga nga uniformat blu të Pogradecit pasi është kapur në flagrancë duke shitur lëndë narkotike.
Policia bën me dije se në kërkim është shpallur edhe djali i saj, Xhenson Hamati, i cili ndihmonte mamanë e tij për të shitur lëndët narkotike.
Blutë raportojnë se gjatë kontrollit në banesën e shtetasve u gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, si dhe 2 peshore elektronike dhe një shumë e konsiderueshme lekësh.
Njoftim i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Buçimasi”. Në kuadër të operacionit:
-u arrestua në flagrancë shtetasja Sh. H., 64 vjeçe, banues në fshatin Buçimas;
-u shpall në kërkim djali i saj, shtetasi Xh. H., 30 vjeç, banues në fshatin Buçimas;
-nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. T., 21 vjeç, banues në Pogradec.
Gjatë kontrollit në banesën e shtetasve Sh. H. dhe Xh. H., shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, që e posedonin me qëllim shitjen në doza, 2 peshore elektronike dhe një shumë lekësh.
Shtetasit L. T., gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi lënde narkotike që dyshohet se ia kishte blerë 64-vjeçares.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
Poradeci nje Qytete me tradita dhe kulture qe ka nxjere njerez te mencur.... por ja qe si kudo ka dhe mbeturina qe meren me droge......robte dhe ku ti keni...Zoti dhe Ligji ju perxellofte ne shpirt - te tru.- dhe kure mos paci gezime.........qe merni ne qafe njerezit e dobg plehrave...et qe perdorin drogen....