Shkaktoi aksidentin ku vdiqën dy bashkëshortët në Borsh, 29-vjeçari arrestohet te QSUT

31 Korrik 2025, 09:58Kronika TEMA
Shkaktoi aksidentin ku vdiqën dy bashkëshortët në Borsh,

Ka rënë në pranga drejtuesi i “Benz”-it që u përplas me furgonin dje në Borsh, ku humbën jetën çifti i bashkëshortëve, Kastriot dhe Donika Mehmeti.

Myfit Qejvanaj, është arrestuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit.

Policia thotë se nga veprimet hetimore ka rezultuar se 29-vjeçari, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është përplasur me një mjet të llojit furgon, që drejtohej nga shtetasi Kastriot Mehmeti 66 vjeç, i cili së bashku me pasagjeren Donika Mehmeti 70 vjeçe, ka humbur jetën në vendngjarje.

Përplasja ka qenë e fortë, ndërsa pas aksidentit, automjeti është spostuar në drejtim të trotuarit, duke rrezikuar edhe kalimtarët. Bashkëshortët, edhe pse kanë qenë me rrip sigurimi, nuk kanë mundur të jetojnë për shkak të goditjes së fortë.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, dyshohet se shkaku i aksidentit ka qenë shpejtësia tepër e madhe e Benz-it, i cili i ka goditur drejt për drejt.

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Sarandës, ndërkohë që drejtuesi i mjetit Mercedes, Myfit Qejvanaj, është në gjendje të rëndë me frakturë në kokë dhe hemorragji dhe është transportuar me helikopter drejt Traumës në Tiranë, ndërsa pasagjeri Petrit Kapllanaj ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

7 Komente

  1. K
    Katunari

    Ky duhet te arrestohet per vrasje te dyfishte o legena,shkelja e rregullave te qerkullimit osht akuze me vete o ligji karit!!

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nje qytetar

      Ngjarje tragjike, e shkaktuar nga nje i ri i papergjegjshem , i cili duhet te marre denimin me te rende te mundshem . Por desha te shtoj ( jashte temes ), se me kete kodin e ri penal , ka mundesi te denohet edhe pasagjeri i tij , megjithese eshte i pafajshem . Nuk eshte cudi.

      Përgjigjjuni
      1. I
        Ilir

        Pasagjeri perse?!

        Përgjigjjuni
        1. N
          Nje qytetar

          He He, i dashur Ilir , po t'i vësh re , disa nene te ketij kodi i ngjajne neneve te diktatures se proletariatit, ku per gabimin , fajin apo krimin qe bënte shoku yt , e haje edhe ti , per mungese vigjilence .

          Përgjigjjuni
      2. R
        Rip gjynah

        Nuk duhet te jepet kaq lehte permis de conduire ose leje patenté. Ketu ku jetoje marja e patentes eshte e barabarte me dipllome e shkolles se mesme nga veshtirsia . Je gabime te besh edhe sikur kur je Stop te filer makina te zbret egzaminatori ...iku mbaroje. Me kujtohet kurre e mora isha me nje grua ne makine ishte boshnjake e filloje top thashe e mori kjo patenten zéro gabime , kur ne nje malore te vogel ishte feux rouges e kuqe semafore i tha egzaminatori ktheu majtas ( sa hère se kaloje te ai vende me kujtohet) asaj ju fike makina ..i tha zbrit dhe nuk e mori..... Do filloje nga e para ishte 460 euro 20 ore ne mos gabohem, nuk peut njeri te vete parental 4000 euro , rralle jane ata qe e marin shpejte une kam bere dy hère teoria dy hère praktik qe e mora dhe konsiderohesh si raste te rralla . Duhet filluar nga Auto shkolle atje fillone. Nje aksident te tille une e kam pasur ne famije

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kritiku

          Ti mire e ke trajtuar temen, por tani te lutem shko ne shkolle dhe meso se si te shkruash pa gabime gjuhen shqipe.

          Përgjigjjuni
          1. N
            Nje qytetar

            Ha ha ha , " kritiku " me ke pelqyer .

            Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje