Një ngjarje e rëndë është shënuar në Shkodër ku një person ka ndërruar jetë si pasojë e një shpërthimi në panelin e matësave të energjisë elektrike.
Ngjarja ka ndodhur në hyrjen e një pallati në lagjen “Manush Alimani”, rreth orës 10:10.
Viktima rreth 55-vjeç ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.
“Rreth orës 10:10, në lagjen “Manush Alimani”, në hyrjen e një pallati, dyshohet se ka shpërthyer paneli i matësave të energjisë elektrike.
Si pasojë u dëmtua një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 55 vjeç, i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër”, njoftoi sot policia.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për dokumentimin e rrethanave, identifikimin e shtetasit që ka humbur jetën dhe për përcaktimin e shkakut të shpërthimit të matësave elektrikë.
Nuk ka mundesi te dhperthejn matsat . Max mund te marin flake po kjo nese mbrojtesat nuk funksionojne