Shqiptari vrau gruan në Greqi, avokati: Është penduar, por u zemërua nga sjellja e saj provokuese

25 Gusht 2025, 12:51Kronika TEMA
Shqiptari vrau gruan në Greqi, avokati: Është penduar, por u

Avokati mbrojtës i Pandeli Nakolecit, 40-vjeçarit shqiptar i cili vrau gruan e tij 36-vjeçare pas një konflikti të rëndë mes tyre, ka folur për mediat greke. Avokati Vasilis Noulezas, është shprehur fillimisht se Nakoleci është penduar dhe ndihet “i shkatërruar” për krimin e bërë ndaj nënës së fëmijëve të tij.

“Ai është padyshim i penduar... i penduar dhe i shkatërruar, sepse vrau me duart e tij një grua që e donte dhe me të krijoi një familje, me të cilën solli në këtë botë katër fëmijët”, tha avokati, siç raporton media greke taxydromos.gr.

Por, Nakoleci, në momentin që u arrestua nuk shprehu pendesë, pasi u shpreh “mirë ia bëra, po më tradhtonte.” Për këtë deklaratë, avokati i 40-vjeçarit tha se ky krim brenda familjes erdhi si pasojë e “sjelljes provokuese të gruas së tij”.

“Ndoshta sjellja provokuese e 36-vjeçares, ndoshta partneri i ri në jetën e saj e zemëroi atë duke bërë që të humbte durimin. Ky nuk është justifikim për marrjen e jetës njerëzore, ai e kreu këtë krim të tmerrshëm dhe të shëmtuar”, shtoi më tej mbrojtësi i 40-vjeçarit.

Por, si duhet të kishte reaguar Pandeli Nakoleci? Me qetësi dhe pa përdorur dhunë, sqaron avokati.

“Unë si person jam vërtet i tronditur dhe i shkatërruar. Ai duhej të kishte treguar qetësi. Nëse ishte e nevojshme, të kishte kthyer një faqe tjetër në jetën e tij, pa iu drejtuar dhunës”, tha avokati Noulezas.

1 Komente

  1. A
    Anri

    Nuk ju vjen pak zorr se axhenda e tere gazetave vetem lajme me vrasje, vjedhje, aksidente. Kaq problem e keni te gjeni gjera te bukura ne kete vend? Kaq te lidhur jeni me ngjyren e zeze?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje