Degradon konflikti në familje, vëllai godet me thikë vëllain në Tiranë! Njëri arrestohet, tjetri merret nën akuzë

25 Gusht 2025, 11:36Kronika TEMA
Degradon konflikti në familje, vëllai godet me thikë vëllain

Një konflikt në familje që duket se nisi për arsye banale, ka përfunduar në plagosjen e një 48-vjeçari nga vëllai i tij.

Policia e Tiranës bën me dije se shtetasin B. H., 49 vjeç ka goditur me thikë vëllanë e tij, i cili pasi ka marrë ndihmë në spital është larguar për në shtëpi.

Ndërkohë në pranga ka rënë autori, ndërsa i plagosuri është proceduar penalisht pasi në polici nuk ka deklaruar të vërtetën mbi ngjarjen, duke tentuar fshehjen e saj.

“Shërbimet arrestuan shtetasin B. H., 49 vjeç dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin B. H., 48 vjeç, vëllezër, pasi gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, 49-vjeçari ka goditur me një mjet prerës vëllanë e tij, ndërsa ky i fundit ka dhënë deklarata të rreme përpara oficerit të policisë, duke mos treguar të vërtetën mbi ngjarjen”, thanë burime zyrtare pas hetimeve paraprake mbi dinamikën dhe shkaqet.

Mbeten të paqarta rrethanat, edhe pse policia tha se krimi ka motive të dobëta. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 armë të ftohta, kurse hetimet i ndjek Prokuroria e Tiranës.

 

5 Komente

  1. Mendo te zbutet Saliu , kurre .

    Keta me siguri nuk jane vellezer nga i njejti baba po vec nga nena . Pune malokesh zbriten te gjithe kafshet e egra nga mali e u thone Tiranas . Do tu duhen tre breza njeriu qe te qyteterohen kafshet . Me pare zbutet nje ari se sa nje malok qe mbolli kanabis , beri lek e zbriri ne Tirane , ose lidhje gjaku me Saliun e toke e xanun u bo kryeqytetas .

    Përgjigjjuni
    1. P
      Patronazhist na Bolena

      Para dy ditesh ishte nje tjeter rast ku nje familje tironse plagosen njeri tjetrin djemte e dy vellezerve per nje meter qerpic.

      Përgjigjjuni
      1. e
        edmond (koder rreshen )

        Mendo te ..... ! Kam par shum foto te Shqiperis se mesme para 100 vitesh,shum dallim ne ngjyr, gjatesi ,veshje, kultur ... ndermjet "malokeve" autokton dhe "vendalinjeve" te Shqiperis se mesme ! Shum her me lind pyetja : nga erdhen ,kush i solli ... "krenaret" e Shqiperis se mesme, me gjatesi 1.50 cm, kercimtaret e Naplonit (dridhe Lale sumen ) te cilet nuk e konceptojn dot bashkejetesen me "Maloket barbar " autokton qe kercenin vallen e shpatave,apo te Shqipes ?!

        Përgjigjjuni
      2. S
        Shqiptari

        Familja shqiptare ka pjerdhur ka 30 vjet qe nuk egziston me , lavdi Enver Hoxhes qe e mbajti per 50 vjet te fort dhe solide familjen shqiptare me dhun me diktat , se ne te vertet pa diktat , shqiptaret e vertet jemi ne qe jemi sot qe vret vllai vllain çuni baben dhe anasjelltas , zoti e ruajt shqiperin nga shqiptaret .

        Përgjigjjuni
        1. R
          Respekte per Shqiptari

          ...te pergezoj jper komentin.

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje