
Elvis Demçe është një nga figurat më të njohura të botës së krimit në Itali. Për të është kërkuar 187 vite burgim, ndërkohë ai ishte mik i Diabolkik (personazh mjaft i njohur edhe ky në trafikun e drogës), i cili importonte kokaine nga Amerika e Jugut dhe hashash nga Maroku.
Përpos pazareve me mafian, Demmce kishte arritur të korruptonte edhe një mjek psikiatër në spitalin San Giovanni, Andrea Pacileo, i cili, pas kompensimit të paguar për çdo vizitë, kishte falsifikuar dokumentat, duke e paraqitur Elvis Demçen si një person i cili nuk ishte i përshtatshëm për regjimin e burgut.
Sipas Corriere Dela Sera Mjeku Andrea Pacileo akuzohet për korrupsion dhe falsifikim. Ai do t'i kishte ofruar një ekspertizë të rreme shefit Elvis Demçe, duke e vënë në dispozicion studion e tij për ta bërë atë të takohej me bashkëpunëtorët e tij.
“ Gjëja e rëndësishme është psikiatria, është koka. Sepse me kokën qëndron gjithmonë jashtë, nëse të thotë mirë, për çfarëdo që të ndodhë…”. Kjo është këshilla që një mik i besuar i ka dhënë Elvis Demçes për të mos u rikthyer në burg dhe që shefi shqiptar duket se e ka ndjekur me shkrim, duke përdorur një raport të rremë psikiatrik të firmosur nga mjeku i spitalit San Giovanni, Andrea Pacileo . Z
Zyra e profesionistit, e hetuar për dokumente false dhe korrupsion, u kontrollua nga karabinierët. Prokurorët Francesco Cascini dhe Mario Palazzi zbuluan rrethanat gjatë gjykimit kundër shoqatës së dyshuar mafioze të kryesuar nga 36-vjeçari Demçe. Mjeku kishte nënshkruan dokumenta fallso për të mundësuar lirimin nga burgu të Demçes dhe dërgimin e tij në "arrest shtëpie".
Lini një Përgjigje