"S’i kemi rënë askujt në qafë", flet babai i 42-vjeçarit që iu bë atentat në 'Don Bosko': Në makinë ishin dy djemtë

14 Dhjetor 2023, 10:42Kronika TEMA
"S’i kemi rënë askujt në qafë", flet babai i

Të shtëna me armë zjarri u raportuan në zonën e Don Boskos në Tiranë, këtë të enjte.

Makina e 42-vjeçari Rudolf Zefi me të cilën po lëvizte u qëllua me armë zjarri nga një person që lëvizte në këmbë. Ndërkohë babai i 42-vjeçarit ka thënë për ABC News se nuk kanë pasur asnjë problem.

“Nuk i kemi rënë askujt në qafë. Nuk e di përse na ka ardhur”, ka thënë ai.

Gjithashtu ai ka treguar se në automjet kanë qenë dy djemtë e tij, dhe jo vetëm 42-vjeçari siç edhe u raportuar fillimisht.

Në makinë janë evidentuar katër plumba në xham. “Mi ka shpëtuar zoti”, ka thënë ndër të tjera ai.

 

Lini një Përgjigje