Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani thotë se mesazhet e aplikacioneve të SKY ECC apo të tjera platformave të ngjashme të enkriptuara, nuk mund të përdoren si prova nga gjykata.
Në studion e emisionit “Breaking” në Top News, Manjani komentoi edhe urdhrin e ministrit të Brendshëm Taulant Balla, i cili paralajmëroi me përjashtim nga rradhët e uniformave blu policët që kanë përdorur aplikacionet e enkriptuara.
Sipas Manjanit, përdorimi i aplikacioneve SKY, apo Encro Chat, është i njëjtë me çdo aplikacion tjetër komunikimi si ËhatsApp apo Viber, dhe nuk ka si të jetë i paligjshëm.
“Përdoruesit e këtyre platformave, janë platforma që njerëzit i përdorin lirisht në treg, për komunikime private, është puna e tyre përse i përdorin. Nëse duam t’i përgjigjemi pyetjes nëse është e paligjshme përdorimi i tyre, përgjigja është jo, nuk është e paligjshme. Vetëm nëse një rregull e ka që nuk të lejon të përdorësh telefona të tjerë përveç atij që të jep puna, dhe kjo është një shkelje etike, jo penale”, tha ndër të tjera Manjani.
Ish-ministri Manjani u shpreh se përgjimi dhe marrja e të dhënave nga këto aplikacione është bërë nga autoritetet franceze pas kalimit të një ligji të posaçëm, dhe është përdorur për të ndërmarrë veprime konkrete kundër grupeve kriminale. Por mesazhet në vetvete, sipas tij, nuk kanë se si të përbëjnë provë për inkriminimin e përdoruesit.
“Një grup personash vendosen nën masë arresti, dhe njihen me vendimin e GJKKO, që iu thotë që për ty, me pak fjalë, jaën zbuluar disa komunikime në një platformë që quhet “SKY” dhe ti ke thënë këtë këtë. Dhe shkon në sallën e gjyqit për tu ballafaquar me to. Në sallën e gjyqit janë sekret, nuk e dimë ne kush i nxjerr ato. Në vitin 2012 Franca lejoi me ligj autoritetet hetimore që të mund të marrin informacion nga platformat private, të koduara, por jo detyrimisht të paligjshme. Dhe mbi bazën e lgjeve ata kanë ndërhyrë në këto platforma.
Ata kanë prodhuar një pajisje që do të përgjojë këto aplikacione. Edhe SHIK, CIA i bëjnë këto, hyjnë në këto platforma për të parë se çfarë ndodh. Ata kanë ndërhyrë në këtë platformë, kanë përgjuar këtë platformë, dhe kanë ndërhyrë në kohë reale. Tani, këtë databazë që kanë krijuar, komunikuesit e këtyre platformave nuk janë emra, janë kode, ti dërgon mesazh nga një kod në një kod, mesazhi enkriptohet rrugës dhe fshihet për 90 sekonda.
Në Shqipëri e ka marrë BKH-ja jonë dhe e ka ndarë sipas kodeve, dhe SPAK ka nisur procesin penal. Janë çuar letër porosi nga SPAK në Francë dhe është një CD që nëpërmjet kësaj të thotë na se ke ca biseda aty, por se të kujt janë dhe pse janë. Po mirë si u sigurove ti që këto biseda janë të këtyre personave. Sepse nuk i ke zënë aparatin në flagrancë. Standardi i konventës është ky, që unë mund të dalë në sallën e gjyqit dhe të them kam vrarë filanin. Nuk mjafton, duhet të provohet”, u shpreh Manjani.
Ketij zagari eshte mire ti behet inventari se ka kakarisur si shume.Ky ka studioar per drejtesi por punon si hajdut.BabaSali e ka mestar zant te mire si te berne para.
Koqe avokat!..... Balla nuk ka thënë që ata që kanë kominikuar me këto aplikacione do të shkojnë në burg....... . O Manjat, dëgjoje mirë!..... . Do të përjashtohen nga policia, ka thënë Ministri...... . Dhe po shkuan në gjyq. Provën duhet ta japin të pushuarit nga puna.
Gomar!
Zot fale ! Respekt per Gomeret. Te pakten jane Topografe.