Dy të rinj nga Kosova janë arrestuar nga policia e Tiranës nën dyshimin se trafikonin armë drejt Shqipërisë me qëllim shitjen e tyre tek persona të tjerë.
Në pranga kanë rënë Rijad Fazliu, 19 vjeç, banues në Vushtri, Kosovë, dhe Arblend Aliu, 19 vjeç, banues në Mitrovicë, Kosovë.
Gjatë kontrollit në makinën me të cilën qarkullonin, dy të rinjve iu gjetën një armë zjarri pistoletë, krëhri me municionin luftarak, një silenciator të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale bashkë me një automjet dhe një aparat celular.
Policia vijon me hetimet për zbulimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Keta qe posedojne e shesin arme duhen denuar 20 vjet...ne thelb jane vrases ...keshtu limitohet armembajtja....dhe si gjithmone sekuestrim pasurie sepse kostot e burgut duhet ti paguajne vete
Gazetare idiote qe nuk dine se çfare shkruajne: "Gjatë kontrollit në makinën me të cilën qarkullonin, dy të rinjve iu gjetën një armë zjarri pistoletë, krëhri me municionin luftarak, një silenciator të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale bashkë me një automjet dhe një aparat celular."... bashke me nje automjet ... Automjetin e gjeten ne kontrollin qe iu be makines?! Nje gje tjeter eshte qe ketyre shpellareve te Kosoves duhet qe t'iu ndalohet hyrja ne Shqiperi, sepse vetem probleme sjellin. Te mbyllet pergjithnje kufiri ne Kosoven!