Skandali te Onkologjiku, GJKKO lë të pandryshuara masat e sigurisë për 7 të akuzuarit

24 Korrik 2024, 15:31Kronika TEMA
Skandali te Onkologjiku, GJKKO lë të pandryshuara masat e

GJKKO ka lënë në fuqi masat e sigurisë për mjekët dhe zyrtarë të spitalit Onkologjik, të akuzuar se nuk i ofronin shërbim pacientëve në mënyrë që të orientoheshin drejt privatit.


Bëhet fjalë për mjekun Edmond Gashi, kolegen e tij Alketa Pere, farmacistin Florian Marku, zv.drejtoreshën e QSUT-së Brikena Qirjazi, koordinatorin e Spitalit Onkologjik Emiljano Lela dhe Halil Gashin administrator i klinikës së të birit mjekut onkolog, dhe Drilona Kishta ish-specialiste e QSUT-së.

Ndaj tyre rëndon akuza  'Kontrabandë ilaçesh', 'korrupsion' dhe 'shpërdorim detyre' pasi janë në hetim për abuzim me medikamentet dhe procedurat për mjekimin e të sëmurëve me kancer.

Mjeku Edmond Gashi ka kërkuar të lirohet nga "arresti në shtëpi" me pretendimin se ka dhjetëra operacione për të kryer.

Ndërsa mjekja Alketa Pere është shprehur para gjykatës se nuk e di pse ndaj saj është caktuat një masë sigurie, duke pretenduar se nuk ka kryer asnjë shkelje ligjore.

Gjykata e Posaçme në fund të seancës vendosur të mos ndryshojë masat që Gjykata e Tiranës caktoi për ta tre javë më parë.

Me këtë vendim, Edmond Gashi dhe Florian Marku do të vijojnë të qëndrojnë në "arrest në shtëpi", ndërsa për Alketa Pere, zv.drejtoreshën e QSUT Brikena Qirjazi, koordinatorin Emiljano Lela, administratorin e klinikës private Halil Gashi dhe ish-specialisten e QSUT Drilona Kishta mbetet në fuqi masa “detyrim paraqitje”.

Sipas hetimit të deritanishëm, të dyshuarit kishin ngritur një skemë abuzive të zvarritjes së trajtimit të të sëmurëve me kancer në Spitalin Onklologjik, me qëllim dërgimin e tyre në një klinikë private.

I njëjti hetim, zbuloi mosvënien në punë të pajisjes së kobalto-terapisë tek Onkologjiku, e instaluar prej vitit 2021, si edhe lënien e saj në një ambient të papërshtatshëm, duke u bërë burim i rrezikshëm radioaktivitetit për stafin mjekësor dhe pacientët.

Po ashtu, nga hetimi u dokumentua kontrabandimin e ilaçeve të kancerit të spitalit dhe tregtimit e tyre në dy farmaci private.

Lini një Përgjigje