Në Policinë e Shtetit ka patur shumë ndryshime ditët e fundit, ndërkohë që drejtori i ri i Përgjithshëm, Skënder Hita, duket se e ka "shkundër" të gjithë strukturën, me aksionet e fundit ndaj lojërave të fatit, call centerave dhe ndryshime në qarkullimin rrugor.
"Çdo drejtor kur ka ndërmend të bëjë diçka të mirë, e bën kollaj. Hita ka nisur tre aksione që kanë dhënë impakt të dukshëm dhe shenja pozitive, uroj ta mbajë gjunjët dhe fuqitë. Nuk është e lehtë ku është futur ai.
Ai e di si mbahet në këmbë policia dhe si korruptohet. Aktivitetet kryesore, lojëra fati, call-centera dhe korrupsion në rradhët e policisë.
Ka evidentuar patrullat e policisë në rrugë, ka vendosur të mos ndalohet ecja e qytetarëve. Nëse del radari, të mos ketë polic pas radarit.
Tjetra, call centerat, Shqipëria është problem për call centera. Nga këtu janë vjedhur qytetarë të BE. Edhe rasti sot i Francës dhe i javës së kaluar. Një aksion që ka filluar ndaj disa call-centerave që kanë qenë të paprekshëm.
Policia ka qenë pjesë, sepse nuk e mban dot pa bashkëpunuar me policinë. Në një objekt që hyjnë 80-100 vetë, nuk e merr vesh policia çfarë bëhet? Duke qenë sasi e madhe e parave, policia ka qenë garantues. Tjetra, industria e lojërave të fatit. Edhe aty ka dhënë orientim, kush është i përfshirë ti godasë vetë.
Po mundohet të lirojë policinë nga akuzat që ka për këto aktivitete që xhiron para në sasi të madhe dhe korrupton deri në palcë Policinë e Shtetit. Deri ku do të shkojë? Premisat duken pozitive për këto tre aksione. Pastaj a ka problematika? A duhet të zgjedhë njerëzit e duhur? Pamë një zhvillim sot, më tërhoqi vëmendjen. Drejtori i AMP, u zëvendësua me drejtorin e përgjithshëm të burgjeve. Ish ministri i drejtësisë erdhi te ministria e brendshme, ka punuar me drejtorin e burgjeve, si duket e ka tërhequr aty.
Nëse këto ndryshime që po bëhen, do të kenë të njëjtën, do të veprohet në të njëjtën mënyrë, që i qarkullojnë në qytete të ndryshme, nuk do të ketë rezultat. Për më tepër që kemi zgjedhjet përpara", tha ndër të tjera Hoxha.
O katunar i Prishtes, u be kohe qe gruaja nuk te publikon me foto nga vizita neper vende egzotike.
Ky dhe turikali Lala jane turpi i medias ne Shqiperi
Eshte turp qe mediat normalizuan Hoxhen, kete legen qe punon per grupet kriminale.Edhe djalin e beri si veten,e arrestuan me urdher te policise se Kosoves.
More po ky hiqet specialist per cdo problem.Kaq i ditur eshte ky kok rrukull.
Ka privilegjin qe e thite neper TV, porska inteligjence me shume se mesatarja e popullitqe keto gjera i thot çdo dite neper kafenera
Hita ka shume gjasa te bej emer. Uroj te vazhdoje, por te perditesioje stafin, mbi baze performance, dhe jo te mjaftohet vetem me nje levizje. Shahu ka nevoje per disa levizje
Cdokush qe mbane koken te zhytur ne kazanin e corbes se krimit, me e pakta duhet abandonuar, dhe jo t'i krijohet hapesire ne media per agjendat e tyre te ndyra. Sipas meje i tille eshte ky tipi, qe nuk ja duroj dot emrin e as fytyren.
Po ky nga i di te gjitha keto? Apo ia fut kot dhe TV Shqipatare e kthejne thashethemin ne lajm?
Edhe ky drejtor eshte si gjithe te tjeret dhe nuk ka si te jete ndryshe ne kete vend!
Une nuk e njoh fare Hiten. Por argumentative E Hoxhe Artan it, Jane prej budalla qe" di gjithecka". Gjithsesi, Artan, per mendimin Tim, mbetet gjithenje zedhenese I krimit te organizuar, kryesisht trafikut te Droges dhe parave.
Eshte turp qe eshte ende reference per informacionin ky idiot par exellance! Me dizinformacionin qe ka krijuar ne vite ky meriton burgun!
Per Artan Hoxhen kam respekt.sikur vetem dhe vetem per vidion e 21 janarit i ka bërë një shërbim të madh shtetit.por kur del te syri caker i Çim pekes ul dinjitetin e tij.dhe të vërteta po te thote atje s'kanë as vlerë as besueshmeri.
Ashtu si Berisha del ne TV, ashtu dhe ti del cdo dite dhe thua gjera qe,nje zot e di se sa te vërteta jane ! Sa per ilustrim,c'fare mashtrimi bere me aksidentin te rruga Kavajes per aksidentin e ciftit Konomi me vajzen e tyre te vogel? Prandaj je i pabesueshëm! Bej pak pushim se je bere i bezdisshem!