Sokol Sadushi, zgjidhet Kryetar i Gjykatës së Lartë

17 Tetor 2023, 14:00Kronika TEMA

Sokol Sadushi, zgjidhet Kryetar i Gjykatës së Lartë

Sokol Sadushi është zgjedhur sot  Kryetar i Gjykatës së Lartë.

Ai ka marrë 17 vota pro dhe 1 votë kundër.


“Mbledhja e përgjithshme e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë zhvilloi më datë 17.10.2023 procedurën për zgjedhjen e Kryetarit të kësaj Gjykate. Në këtë mbledhje ishte i pranishëm edhe Zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor. Referuar kërkesave të nenit nenin 51 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” (i ndryshuar), nenit 26, pika 1 të ligjit nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë” (të ndryshuar), si edhe vendimit Nr. 485, datë 21.09.2023 të Këshillit të Lartë Gjyqësor “Për miratimin e rregullave për zgjedhjen e Kryetarit të Gjykatës së Lartë”, Mbledhja e Përgjithshme vijoi me kryerjen e procedurës së votimit.
Në përfundim, rezultoi i zgjedhur me me 17 vota pro dhe 1 votë kundër, Z. Sokol Sadushi, si Kryetar i Gjykatës së Lartë”-thuhet në njoftim.

6 Komente

  1. J
    Juristi

    Bravo. E meritonte dhe i ben nder sistemit te Drejtdsise intelektusl me integritet. Shume i afte ne fushen e Drejtesise. Suksese e me faqe te bardhe.

    Përgjigjjuni
    1. I
      Ish Samist

      Nuk di sa profesionist eshte, por di qe eshte njeri model dhe keshtu e mbaj mend qe nga koha gjimnazit. Urime Sokolit.

      Përgjigjjuni
    2. G
      Goni

      Lepires dhe sherbetor i regjimit. I ngjashem, por jo identik, me karakterin e presidentit aktual te republikes.

      Përgjigjjuni
      1. s
        sapa

        Tani do behet nami!Do i fusim nje gjume si Cela!

        Përgjigjjuni
        1. x
          xhoxhi

          Njeriu i drejtësisë është ai që i ven këmbët në një këpucë jo drogaxhinjëve por politikanëve se këta vjedhin ndërsa drogaxhinjtë vrasin njëri tjetrin...Gjer më sor nuk kanë dalë burra të tille...që të tronditin shtëpitë e politikanëve dhe nuk besoj se do ketë..

          Përgjigjjuni
          1. E
            Ethem Lalaj-MallaKASTRIOTI

            Ok,Jurist dhe personalitet i denj për Atë detyrë madhore.I Urojmë suksese në detyrë.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje