Sot zgjidhet kreu i SPAK, përfaqësuesja e SHBA mbërrin në KLP. I pranishëm edhe Gonzato

11 Dhjetor 2025, 08:57Kronika TEMA
Sot zgjidhet kreu i SPAK, përfaqësuesja e SHBA mbërrin në

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të zgjedhë sot kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme. E pranishme gjatë seancës është edhe e ngarkuara me Punë e SHBA-ve në vendin tonë, Nancy VanHorn.

I pranishëm është edhe ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato. Në ambientet e KLP-së shkoi edhe ambasadori britanik Nicholas Abbott.

Sipas rendit alfabetik, para anëtarëve të KLP-së do të paraqiten Adnan Xholi, Doloreza Musabelliu, Elvin Gokaj dhe Klodian Braho. Secili prej tyre do të ketë mundësinë të prezantojë vizionin dhe platformën e drejtimit të SPAK-ut, ndërsa më pas do t’u përgjigjen pyetjeve të anëtarëve të Këshillit, siç parashikohet nga procedurat zyrtare.

1 Komente

  1. B
    Bastuni

    Ka Ligj por ka edhe Maliq

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje