Dy të rinj të maskuar dhe nën kërcënimin e një sendi të ngjashëm me armë zjarri, vodhën me dhunë lekët e xhiros ditore në një karburant në hyrje të Librazhdit dhe u larguan me shpejtësi.'
Pak minuta pas krimit policia vuri në pranga dy të rinjtë të cilët për të fshehur autorësinë, hodhën në shkurret e fshatit Mirakë sendin e përdorur për kanosje, maskat dhe veshjet e tyre.
Njoftimi i policisë:
DVP Elbasan/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Hijet”
Të maskuar dhe nën kërcënimin e një sendi të ngjashëm me armë zjarri, vodhën me dhunë lekët e xhiros ditore në një karburant, por falë reagimit të menjëhershëm të strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Librazhd, u identifikuan, kapën dhe u arrestuan menjëherë pas krimit, dy autorët e dyshuar.
Sekuestrohen sendi që u përdor për kanosje, maskat dhe veshje të tjera të përdorura gjatë krimit, paratë e vjedhura, automjeti me targa të mbuluara që përdorën dy shtetasit, si dhe celularët në përdorim nga këta shtetas.
Menjëherë pas njoftimit të marrë për vjedhjen me dhunë të ndodhur në një karburant në Librazhd, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Pasurisë, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve të Rënda, Komisariatin e Policisë Librazhd dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, si rezultat i administrimit të shpejtë të informacionit të siguruar në rrugë operative dhe koordinimit në kohë reale të shërbimeve, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Hijet”.
Në kuadër të operacionit, pak minuta pas ngjarjes, u bë e mundur identifikimi, kapja dhe vënia në pranga e dy autorëve të dyshuar: shtetasit D. I., 23 vjeç, dhe D. S., 19 vjeç, të dy banues në Elbasan.
Nga veprimet hetimore dyshohet se më datë 15.09.2025, rreth orës 23:00, shtetasit D. S. dhe D. I., të cilët qarkullonin me një automjet me targa të mbuluara, kanë shkuar në karburantin në hyrje të Librazhdit. Të maskuar dhe me një send të ngjashëm me armë zjarri pistoletë, ata kanë kanosur punonjësin e subjektit, i kanë marrë xhiron ditore dhe janë larguar me shpejtësi.
Pasi janë larguar nga vendngjarja, për të fshehur autorësinë, kanë hedhur në shkurret e fshatit Mirakë sendin e përdorur për kanosje, maskat dhe veshjet e tyre.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur gjetjen e këtyre sendeve, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me lekët e vjedhura, celularët dhe automjetin e shtetasve të arrestuar.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprat penale “Vjedhje me armë”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
U shkatërrova kur humba të gjitha fondet e familjes sime në një platformë investimi në kriptomonedha, nuk munda të tërhiqja fitimet dhe investimin tim fillestar. Mendova se i kisha humbur të gjitha kursimet e mia derisa bëra disa kërkime dhe hasa në Trustwavehackerstech Recovery. Pasi rashë viktimë e një mashtrimi investimi në kriptomonedha, unë dhe familja ime mbetëm pa asgjë pasi këta mashtrues na vodhën gjithsej 212,000 dollarë në USDT dhe Bitcoin. Patëm shumë fat që hasëm në një postim në lidhje me një kompani Trustwavehackerstech Recovery me shumë përvojë në sigurinë kibernetike. Trustwavehackerstech Recovery arriti të rikuperonte të gjitha fondet tona dhe, me informacionin që dhamë, ata u gjurmuan dhe u raportuan tek autoritetet përkatëse. Unë e rekomandoj fuqimisht Trustwavehackerstech Recovery për rikuperimin tuaj të kriptomonedhave. Mund t'i kontaktoni në email: [email protected]