Katër persona të cilët janë shpallur në kërkim kombëtar për kryerjen e veprave të ndryshme penale janë arrestuar në Tiranë në saj të një operacioni policor.
Këta persona nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin dhe kërkoheshin për vepra të ndryshme: Julian Hasa, 31 vjeç është dënuar nga Gjykata e Lartë me 4 vjet e gjysmë burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.
I kërkuari Denard Buci, 24 vjeç është arrestuar pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Nga dënimi, 24-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur rreth 2 vjet e 5 muaj burgim;
Svjetllana Jakupi nga Kosova ishte në kërkim pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar 1 vit e 4 muaj burgim, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës'.
Lorenc Telhallari, 24 vjeç, ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja dhe shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Kanosja”. Ky shtetas së bashku me babain e tij shtetasin Arjan Telhallariti u ndalua me datë 18 Maj, pasi dyshohen si autorët e ngjarjes me datë 29.04.2025, në Ali Dem te zyrat e PSD.
Lini një Përgjigje