Të shtëna me armë në Shkodër, një i plagosur

11 Gusht 2023, 13:07Kronika TEMA

Të shtëna me armë në Shkodër, një i plagosur

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në rrethana të paqarta në qytetin e Shkodrës.

Ngjarja është regjistruar në një lokal në afërsi të ish-sanatoriumit në Shkodër. Paraprakisht dyshohet se është plagosur me armë zjarri, por vetë personi, nuk ka dhënë asnjë sqarim për grupin hetimor.

Burime spitalore konfirmojnë se i plagosuri është futur në sallë të operacionit. Grupi hetimor po punon për të hedhur dritë mbi shkaqet e ngjarjes.

Lini një Përgjigje