
Xhaxha e nip janë arrestuar mbrëmjen e kaluar në Vlorë, pasi janë kapur me dy mina me telekomandë.
Ata janë vënë në pranga në hyrje të autostradës, ndërsa u janë gjetur dy mina për plasje në distancë. Në pranga kanë rënë Fatjon Gjonaj dhe Ergys Gjonaj.
"Vlorë/Parandalohen ngjarje të rënda kriminale. Sekuestrohen 2 mina me telekomandë, të programuara për shpërthim në distancë. Finalizohet operacioni policor i koduar “Knock Out 2”, i zhvilluar nga strukturat hetimore të DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Himarë.
Kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 2 shtetas (xhaxhai dhe nipi), të cilët i kishin fshehur minat, në kroskotin e automjetit me të cilin lëviznin.
2 ditë më parë, Policia e Vlorës parandaloi një tjetër ngjarje të rëndë kriminale dhe vuri në pranga një shtetas që lëvizte me pistoletë me silenciator, me doreza dhe me kapuç, në çantë.
Në vijim të punës intensive të Policisë së Vlorës, për të garantuar sundimin e ligjit në të gjithë territorin e qarkut, për të parandaluar ngjarjet kriminale, si dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit që janë rrezik potencial për rendin dhe sigurinë publike, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Himarë dhe të mbështetura nga inteligjenca policore, kanë finalizuar operacionin e koduar “Knock Out 2”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
F. Gj., 33 vjeç, banues në Burrel dhe E. Gj., 19 vjeç, banues në Laç (xhaxhai dhe nipi).
Shërbimet e Policisë, në hyrje të qytetit të Vlorës, ndaluan automjetin me të cilin lëviznin 2 të arrestuarit. Gjatë kontrollit të imtësishëm, në kroskotin e këtij automjeti, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2 mina me telekomandë, të programuara për shpërthim në distancë (të pajisura me aparat celular dhe me kapsolla detonatore), të cilat dyshohet se do të përdoreshin për kryerjen e ngjarjeve të rënda kriminale.
Vijojnë veprimet e thelluara hetimore, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për të dokumentuar ligjërisht qëllimin e këtyre 2 shtetasve, si dhe për kapjen e 2 subjekteve të tjera të dyshuara të përfshira në këtë rast.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.
Terrorista
Bo Bo Bo akoma ka Kriminele qe kushedi sa veta do mernin ne qafe me keto Mina ! Ho Zote mblidhi mendjen njerezimit ..H Zote ku po shkojne keta Kriminelel,, po nese ketyre tju vinin Minat ! Do Zoti Drejtesia flete fjalen e fundit me Burg te rende...
Po SPAK do ti liroje se nuk e ka per detyre. SPAk ka detyre te arrestoje Almen qe qihet me krietarin e bashkise gjicin. Me keto merret Spak dhe liron kriminelet. KJo eshte detyra qe i ka caktuar mafja e Sali Dobiç Shelqeres. Keshtu qe puna e policise shkon kot dhe krijon dhe preçedente per tu hakmarruar kriminelet me policine.