Inceneratori nën administrimin e shtetit, Baçi: Vijon puna, bashkitë janë debitore

10 Gusht 2023, 13:35Kronika TEMA

Inceneratori nën administrimin e shtetit, Baçi: Vijon puna,

Administratori Shtetëror i Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, në Ministrinë e Brendshme, Arjan Baçi tha se vazhdon puna në inceneratorin e Tiranës.


Në një dalje për mediat, ai u shpreh se Inceneratori është vendosur nga Gjykata që të administrohet nga Agjencia e Pasurive të Sekuestruara.

Baçi tha se një nga problematikat e hasura është se disa prej bashkive të qarkut të Tiranës, janë debitorë, ndërsa sa i përket çmimit, ai do të mbetet e pandryshuar.

“Gjykata ka vendosur që për menaxhimin e kësaj kompanie, të merret Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, administrator jam zgjedhur unë. Po vazhdon normalisht, po ndiqen të gjithë kontratat.

Një problematike që pamë, është që bashkitë e qarkut janë akoma debitorë. Po bëhet muaji i 3 që nuk kanë shlyer detyrimet. Kemi filluar duke i dërguar shkresat, për ti vënë para përgjegjësisë.

Çmimi do të mbetet i njëjtë. Bashkia e Tiranës është prej bashkive që është debitore, po ashtu edhe e Vorës dhe disa të tjera” tha  Baçi për mediat.

3 Komente

  1. e
    elton

    O kar. Punon Incineratori ??

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tuci

      Ca inceneratori thua mo vlla, aty s’ka incenerator. Per ca jane debitore bashkite?! Bashkite deri tani kane paguar sherbim imagjinar, nese do kryejne pagesa te tjera do shfenohet imagjinata dhe incenerimi do behet 3D, sic e ma zakon rama dhe veliaj.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Taulant

        Po cne? Pse ka incenerator Tirana? Une di qe ka Elbasani qe here punon dhe here futet ne rimont hahaha dhe ai i Fierit qe me demek ka perfunduar por presin te vije nje buton/celes per ta ndezur. Hahaha

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje