Të shtëna me armë zjarri në Kamëz, një person qëllon nga makina drejt një automjeti tjetër

23 Shkurt 2025, 09:03Kronika TEMA
Të shtëna me armë zjarri në Kamëz, një person

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Kamzës, në rrugën “New York”, tek Rrethi i Bathores.

Sipas burimeve nga Policia bëhet e ditur se dyshohet se nga një automjet është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tjetër. 

A2 CNN mëson se gjithçka ka nisur pas një konflikti mes dy personave, ku njëri prej tyre është larguar dhe tjetri e ka ndjekur nga pas duke e qëlluar me armë zjarri nga një makinë në lëvizje.

Në vendngjarje është gjetur vetëm një gëzhojë, ndërkohë që fatmirësisht nuk ka njerëz të lënduar.

Shërbimet e Policisë kanë bërë rrethimin e zonës dhe vijojnë kontrollet për gjetjen e automjetit dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i Policisë:

Kamëz/Informacion paraprak

Më datë 22.02.2025, rreth orës 22:30, në rrugën “Neë York”, tek Rrethi i  Bathores, dyshohet se nga një automjet është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tjetër.  Nuk ka të lënduar në njerëz.

Shërbimet e Policisë kanë bërë rrethimin e zonës dhe vijojnë kontrollet për gjetjen e automjetit dhe kapjen e autorit.

Ndërkohë, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. 

Lini një Përgjigje