Të shtëna me armë zjarri në Korçë, plagosen 2 persona

10 Dhjetor 2023, 10:17Kronika TEMA
Të shtëna me armë zjarri në Korçë, plagosen 2

Një konflikt i çastit mëngjesin e sotëm në Korçë për pak sa nuk ka përfunduar në tragjedi pasi 2 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri dhe goditjeve me mjete të forta.


Policia ka identifikuar autorët dhe është vënë në kërkim të tyre.

Mësohet se sherri ka nisur brenda një lokali më pas ka vijuar edhe jashtë, duke sjellë plagosjen me armë zjarri në këmbë të 33 vjeçarit Igli Hoti, ndërsa Artan Qershori ka mbetur i plagosur pasi u godit me mjete të forta.

Të dy janë transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. 

Ndërkohë në komisariatin e policisë së Korçës, janë shoqëruar disa persona.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lini një Përgjigje