Mesditën e së shtunës, 3 maj, qyteti i Laçit u trondit nga një ngjarje e rëndë ku pesë persona, mes tyre dhe një grua e pafajshme mbetën të plagosur pas një konflikti për motive banale.
Menjëherë ata u dërguan drejt Spitalit të Traumës, por fatkeqësisht disa orë më vonë, njëri prej të plagosurve, 24-vjeçari Gerald Bitri nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra. Së fundmi, burime për mediat nga Spitali i Traumës bëjnë me dije se njëri prej të plagosurve, Amarildo Ndoj vijon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore. I riu po lufton me vdekjen, teksa bluzat e bardha po bëjnë të pamundurën për ta mbajtur atë në jetë.
Ndërsa, tre të plagosurit e tjerë, Liridon Ismaili, Daniel Gjelosi dhe shitësja e qirinjve e cila ndodhej në vendin e ngjerjes në momentin e gabuar, Angjelina Gjezaj, fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën dhe do vijojnë të qëndrojnë në spital.
Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e 3 majit ku të rinjtë u përfshinë në një konflikt i cili agravoi deri në përdorimin e armëve të zjarrit. Policia më herët tha se konflikti mes të rinjve nisi për shkak të një aksidenti rrugor me dëme të vogla materiale dhe më pas vijoi me përdorimin e armëve.
Klevis Ndreca ka qenë në makinë me Amarildo Ndojn, ndërsa Daniel Gjeloshi 26 vjeç ka qenë në makinë me Liridon Ismailaj dhe Gerald Bitrin.
Si fillim gjithçka ka nisur nga një sherr verbal për shkak të përplasjes së pasqyrave të automjeteve, të rinjtë e kishin lënë që të takoheshin më vonë për tu sqaruar pikërisht dhe ku ndodhi “fërkimi” i makinave, ku pesë minuta më vonë gjithçka agravoi në përdorimin e armëve të zjarrit.
Ka qenë 28-vjeçari, Ndreca ai i cili hapi zjarr dhe më pas Gjeloshi. 28-vjeçari qëlloi tre të rinjtë, pra Gjeloshin dhe dy miqtë e tij, ndërkohë që i plagosur mbeti edhe shoku i Ndrecës si dhe shitësja e qirinjve Angjelina Gjezaj, 58 vjeç.
Ndërkohë, Gjeloshi nuk ka lënë të plagosur asnjë person, ndërkohë arma e tij është gjetur pak metra larg vendit ku ndodhi gjithçka.
Klevis Ndreca pas ngjarjes është larguar në këmbë dhe më pas është vetëdorëzuar në polici, i cili në dëshminë e tij është shprehur se ka qëlluar me armë zjarri pasi në ato momente ishte frikësuar sepse kishte parë që Gjeloshi ishte i armatosur.
Njerez te frikshem thuaj... nqse keta te rinje njiheshin... ferkimi pasqyre me pasqyra eshte bere me dashje per dale ne duel armesh pas pak oresh... kush eshte me i forti per te dominuar injorancen qe i mbulon nga koka te kembet.
Nuk eshte gervishtja e pasqyres se makines por marmita me zhurme. Eshte figura qe vret, shembulli qe do japesh para banoreve kur zbret dhe hap deren e makines me pistolete ne dore si dikur nga kali ne far west. Laci me tuta me vija qe krijon aureolen e te fortit qe injektohet ngado sot . Tek sjellja shoqerore, media, interneti dukja, pamja, forca, makina e fundit veshtrimi i eger floket ballabond me vije tas, muzika ne sfond me te gjitha sharjet nga robt e shpise etj etj. Ajo vret, dhe ka per te vrare plot. Dhe per kete jemi te gjithe te bindur qe do ndodhi dhe do rindodhi vite me rradhe. Qe ai i ku ne vendin e shenjte gjejme pak ngushellim.
Fushe Kruje -Lac- Ledzhe, jane akoma te Neandertalet , skane evoluar te Homosapiensi duhen studiuar mire nga e kane kte deficense truri
Gjithe maloket vallaj kane dicka qe s'shkon hahagagaggahaha. Duhet me hap nje qender specializimi perkatese P.s: Maloket jane komplet ndryshe nga Malsoret